E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje seri termetesh trondisin vendin

Lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter janë ndjerë në qytetin e Fierit të dielën në mbrëmje. Lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme por vetëm panik tek banorët.

Epiqendra e tyre është 3 kilometra nën tokë, në veri të qytetit, në anë të lumit Vjosa, pranë fshatit Mbrostar. Ditët e fundit ka patur lëvizje sizmike të ndjeshme.

Disa tërmete me fuqi deri në 3.4 ballë të shkallës Rihter me epiqendër qytetin e Kerviocës, në Maqedoni, janë ndjerë deri në Shqipëri.

Ndërkohë, një tërmet me fuqi 3.4 ballë është ndjerë në qytetin e Orikumit dhe epiqendrën e kishte 13 kilometra nën det.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›