Afganistan, vritet policja simbol i drejtesise

Konsiderohej gruaja police me e famshme e Afganistanit, Malalai Kakar, por eshte vrare sot ne Kandahar nga nje grup personash te armatosur.
Gruaja u vra sapo doli nga shtepia dhe i biri qe e shoqeronte ka mbetur i plagosur.
40 vjece dhe nene e 4 femijeve, Kakar ishte anetare e forcave te policise se Kandaharit, ku drejtonte departamentin e krimeve ndaj grave.
Guerrilasit talebane, te cilet kane nen kontroll zonen ku ndodhi vrasja, e kishin kercenuar policen disa here.