Afganistani Britania Terheqja ne 2011-en

Gjate nje vizite surprize ne Afganistan kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se terheqja e trupave mund te filloje vitin e ardhshem.
Cameron nuk u ka vene rendesi kritikave te SHBA dhe Afganistanit ndaj trupave britanike te publikuara ne Wikileaks duke u shprehur se ato nuk jane te verteta.
Cameron do te takohet ne provincen afgane te Helmandit me kontigjentin britanik nderkohe qe me vone gjate dites do te shihet me presidentin Hamid Karzai.
Kontigjenti i Mbreterise se Bashkuar eshte i dyti per nga prania ne Afganistan pas atij te Shteteve te Bashkuara. Humbjet ne radhet e tij nuk kane qene te pakta.