E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistani në një tur të dytë pas manipulimeve zgjedhore

Pёrqindja e fituar nga presidenti i deritanishëm Hamid Karzai, mund tё zbresё nga 54 pёr qind nё 47, qё nuk i mundëson atij fitoren qё nё raundin e parё.
Një burim zyrtar i deklaroi gazetës “Washington Post”, se hetimi i kryer nga Komisioni elektoral i ankesave (ECC), që pritet të përfundojë sot, krijoi "habi".
     
Dje, ambasadori afgan në Shtetet e Bashkuara u shpreh se një tur i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që u karakterizuan nga dyshime për mashtrime, është "i mundshëm".
     
Said Tayeb Jawad është bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Karzai që bën të ditur publikisht se Afganistani po përgatitet për një tur të dytë, edhe pse shtoi se nuk ka informacione të veçanta nga autoritetet elektorale.
     
Sipas rezultateve paraprake, Karzai mendohet të ketë marrë 54,6 për qind të votave në turin e parë, kundrejt 27,8 për qind që mori rivali i tij, ish-ministri i Jashtëm Abdullah Abdullah. Por, sipas vëzhguesve, votimi i 20 gushtit u karakterizua nga mashtrime masive në përfitim të Karzait.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›