E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Pesë deputetët të PS mund të hyjnë në Kuvend

Deklarata është bërë nga deputeti dhe anëtari i kryesisës së PS-së, Arben Malaj gjatë një interviste për Ora News, mbrëmjen e shkuar.

Malaj, ka theksuar se përveç mendimit ndryshe, kjo lëvizje mund të organizojë edhe veprimin ndryshe, duke u futur në Kuvend dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjeve më të rëndësishme për vendin.  Pyetjes së bërë: A rrezikon që hyrja në Kuvend e deputetëve të “Lëvizjes për mendim ndryshe”, të përjashtohen nga partia? Malaj iu përgjigj se kështu Edi Rama do të tregonte se do të ishte më i fortë, por në fakt do të ishte më i dobët.

Për sa i përket marrëveshjes me Greqinë, deputeti Malaj ka theksuar se kjo është një çështje kombëtare dhe nuk mund të trajtohet si një show mediatik apo politik. Sipas tij, opozita duhet të jetë pjesë e një diskutimi të tillë kaq delikat, dhe të mos kthehet vetëm një debat ku ka brenda politikë.

“Ne duhet të bëjmë që çështje të tilla t’i lihen ekspertëve dhe nëse duhet të shkojë në Kushtetuese, atëherë i duhet që Parlamentit të presë një vendim të gjykatës për të mos pasur një sherr politik”, theksoi Malaj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›