E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afgansitan, NATO heton vrasjen e 6 personave në Khost

NATO është duke hetuar pretendimet se gjatë një operacioni ushtarak janë vrarë 6 civile afganë.
Zyrtarët e qeverisë provinciale, deklaruan se në provincën lindore Khost u vranë 6 persona ku mes tyre ishte edhe një mësues dhe një vajzë 11-vjeçare.

NATO fillimisht tha se vetëm një civil u plagos. Por, presidenti afgan Hamid Karzai ka urdhëruar zyrtarët afganë për të kryer një hetim për ngjarjen.

Viktimat civile janë një çështje e ndjeshme mes forcave të huaja dhe presidentit Karzai, i cili muajin e kaluar lëshoi një "paralajmërim të fundit" për t`ju shmangur operacionet që vrasin civilë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›