Aflatoksinë? Kosova heq nga tregu qumështin nga Shqipëria
Të tjera rreth shkrimit Drejtori i Primalat: Japim siguri Rreziku që vjen nga aflatoksina
TIRANE - Dyshimet për prezencën e aflatoksinës në disa lloje qumështi kanë alarmuar shumë vende të Rajonit, ku shumica prej tyre si Kosova, Serbia, Maqedonia kanë marrë masat duke hequr nga tregu këto produkte. Po në Shqipëri? A ka kontrolle mbi këto firma qumështi që janë të pranishme në treg?
Vetëm sot Radio Evropa e Lirë shkruan se Kosova i ka thënë Stop tregtimit të 5 llojeve të qumështit, ndër to 3 me origjinë shqiptare, Fast, Primat dhe Dukat me origjinë kroate por që tregtohet edhe në Shqipëri.
Sinjalizimi është bërë nga Bosnje Hercegovina dhe Kroacia të cilat kanë njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, se në disa produkte të tyre kanë gjetur prani të shtuar të aflatoksinës në qumësht.
Përmes një komunikate për mediat, sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës ka njoftuar se në sajë të dyshimeve mbi prezencën e aflatoksinës janë bllokuar produktet e mëposhtme:
JA CFARE NUK DUHET TE KONSUMOJME
Qumësht “Fast“, 3.5% me datë skadimi 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria;
Qumësht “Primalat” , 3.8%, data e skadimit 05.08.2013, me origjinë nga Shqipëria; qumësht "Primalat" 1.5% data e skadimit 10.03.2013, qumësht "Primalat" 1.6% data e skadimit 04.04.2013, si dhe qumështi "Primalat", 3.5% me datë skadimi 01.08.2013;
Qumësht “MEGGLE“, 3.2%, me datë skadimi 23.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;
Qumësht "ZOTT", 3.5 % me datë skadimi 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja, të cilat kanë qenë me këto data skadimi: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht "ZOTT" me 0.5% yndyrë me datë skadimi 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadimi 05.07.2013;
Qumësht "Dukat" 2.8% yndyrë, me datë skadimi 12.05.2013 dhe qumështi "Dukat" për kafe të gjitha seritë.
RREZIKU NGA AFLATOKSINA
Ekspozimi i gjatë ndaj aflatoksines mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome. Dyshimet mbi produktet e sipërshënuara janë për prezencë në nivele të larta të aflatoksinave, këpurdhat që lidhen me ushqimin e kafshëve, konsumimi i madh i të cilave shkakton kancerin.
AUV: HIQEN NGA TREGU DERI NE ANALIZAT PERFUNDIMTARE
“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit, të cilët përmes pikave të tyre të shitjes, janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super-analizës, e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj, do të vendoset për kthim eventual në treg apo për asgjësim”, thuhet në njoftim.
Në njoftim, luten qytetarët që llojet e produkteve sipas llojit, përqindjes së yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit, vendit të origjinës, të mos blihen apo konsumohen. Në komunikatë, thuhet se qumështi i këtyre brendeve, por që nuk përputhet me të dhënat e lartëshënuara, është i sigurt për konsum.
DREJTORI I PRIMALAT: PRODUKTI I KONTROLLUAR, KONSUMATORET TE QETESOHEN
Pas lajmit të publikuar në mediat kosovare se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës për heqjen nga tregu të disa llojeve të qumështit me origjinë nga Shqipëria, ka reaguar për televizionin A1 REPORT! drejtori i Primalat, Vigan Dervishi.
Ai tha se nuk ka një informacion zyrtar nga Autoritetet e Kosovës në lidhje me zbulimin e tyre për prezencë të aflatoksinës në qumësht, por duke mbajtur përgjegjësi ai siguroi konsumatorët se Primalat është një produkt i kontrolluar dhe i shëndetshëm. “Primatat prodhon në teknologjinë më të kohës, qumështi i nënshtrohet analizave sipas standardeve kombëtare dhe evropine...Eshtë i përshtatshëm dhe i shëndetshëm dhe më i sigurt se çdo produkt, është i paketuar dhe i sterilizuar:, tha gjatë një bisede telefonike me gazetaren Ola Bruko, drejtori i Primalat.
Ai deklaroi më tej se Primalat operon prej një viti në Kosovë dhe nuk ka hasur në asnjë problem të mëparshëm. Dervishi sqaroi se fabrika e prodhimit është suedeze dhe qumështi është me paketim universal tetrapak. “Çdo kuti analizohet, gjatë prodhimit në çdo çerek ore merren kampione..më i pastri ndër të gjithë”, përfundoi Dervishi për televizionin A1 REPORT!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)