Kosova heq nga tregu 2 lloje qumështi nga Shqipëria
TIRANE - Dyshimet për prezencën e aflatoksinës në disa lloje qumështi ka alarmuar shumë vende të Rajonit, ku shumica prej tyre si Kosova Serbia, Maqedonia kanë marrë masat duke hequr nga tregu këto produkte. Po në Shqipëri? A ka kontrolle mbi këto firma qumështi, që janë të pranishme në treg? Ekspozimi i gjatë ndaj aflatoksines mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizimit, probleme mendore e deri në gjendje kome.
Vetëm sot Radio Evropa e Lirë shkruan se Kosova i ka thënë Stop tregtimit të 5 llojeve të qumështit, ndër to 3 me origjinë Shqiptare, Fast, Primat dhe Dukat, me origjinë kroate por që tregtohet edhe në Shqipëri.
Sinjalizimi është bërë nga Bosnje Hercegovina dhe Kroacia të cilat kanë njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, se në disa produkte të tyre kanë gjetur prani të shtuar të aflatoksinës në qumësht.
Përmes një komunikate për mediat, sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës ka njoftuar se në sajë të dyshimeve mbi prezencën e aflatoksinës janë bllokuar produktet e mëposhtme:
JA CFARE NUK DUHET TE KONSUMOJME
Qumësht “Fast“, 3.5% me datë skadimi 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria;
Qumësht “Primalat” , 3.8%, data e skadimit 05.08.2013, me origjinë nga Shqipëria; qumësht "Primalat" 1.5% data e skadimit 10.03.2013, qumësht "Primalat" 1.6% data e skadimit 04.04.2013, si dhe qumështi "Primalat", 3.5% me datë skadimi 01.08.2013;
Qumësht “MEGGLE“, 3.2%, me datë skadimi 23.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;
Qumësht "ZOTT", 3.5 % me datë skadimi 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja, të cilat kanë qenë me këto data skadimi: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht "ZOTT" me 0.5% yndyrë me datë skadimi 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadimi 05.07.2013;
Qumësht "Dukat" 2.8% yndyrë, me datë skadimi 12.05.2013 dhe qumështi "Dukat" për kafe të gjitha seritë.
“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit, të cilët përmes pikave të tyre të shitjes, janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super-analizës, e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj, do të vendoset për kthim eventual në treg apo për asgjësim”, thuhet në njoftim.
Në njoftim, luten qytetarët që llojet e produkteve sipas llojit, përqindjes së yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit, vendit të origjinës, të mos blihen apo konsumohen. Në komunikatë, thuhet se qumështi i këtyre brendeve, por që nuk përputhet me të dhënat e lartëshënuara, është i sigurt për konsum.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)