Afrika e Jugut feston 95 vjetorin e Mandeles

Afrika e Jugut feston 95-vjetorin e ish-presidentit Nelson Mandela. Liderët e shumtë botorë i kanë nisur urime, me urimin e nje sherimi sa me te shpejte. Mandela aktualisht po qëndron spital, ku po trajtohet nga komplikimi i djegies akute te mushkerive. Para spitalit në Pretoria raportohet se është mbledhur një numër i madh i qytetarëve, qe festojne ditëlindjen e presidentit më të famshëm jugafrikan, dhe njërit prej luftëtarëve botëror për të drejtat e njeriut. Festime ndërkaq nuk po mbahen vetëm në Afrikën e Jugut, por në mbarë botën. Në 2010-ën, Kombet e Bashkuara e shpallën 18 korrikun “Dita e Mandelës” për të inkurajuar njerëzit që të bëjnë vepra të mira. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon tha se ky përvjetor i Mandelës, vjen ne një moment delikat për ish- presidentin dhe familjen e tij. Një urim special për Mandelën bëri edhe presidenti Obama. “Mandela është një njeri që i ka treguar popullit të tij se bota ka gjetur rrugën e drejtësisë të barazisë dhe lirisë” -tha Obama.