Afrimi i Seldit me Domenikën

30/01/10 16:55
Seldi dhe Domenika janë afruar së tepërmi, kjo me qëllimin e Seldit për ta bërë përvete atë, pasi ai e pëlqen vërtetë. Të dy qëndrojnë në divan duke biseduar dhe Seldi përpiqet me të gjitha mënyrat që ti shprëhë atë që ndjen, madje e puth vazhdimisht atë. Ai i thotë asaj se e pëlqen vërtetë e ndjehet mirë me të dhe se në të njëjtën kohë, nuk i pëlqen kur ajo qëndron me djemtë e tjerë. Edhe Domenika pranon se ndjehet mirë në prani të tij, ndërkohë ai shprehet se me të dëshiron që të qëndrojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother dhe i kërkon asaj që ti besojë fjalëve të tija për këtë e për cdo gjë tjetër. Mes të dyve bëhet edhe biseda për lojën e Seldit me Pamelën dhe ai i rrëfen se me Pamelën, lojën ka për ta vazhduar, por e siguron se për të nuk ka ndjerë asgjë. Ai shton se sidoqoftë, nuk do ta humbë Domenikën për një lojë. Të dy bien dakord që gjithësecili të vazhdojë lojën e vet, e pa kërkuar asgjë nga njeri-tjetri deri sa gjërat të ndodhin vetë mes tyre.