E Hënë, 2 Nëntor 2026

Afrimi i provimeve të Maturës, 317 maturantë në Kukës ndjekin orë shtesë dhe konsultime për lëndët kryesore

Data 3 qershor shënon fillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2025. Maturantët e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës thonë se edhe gjatë këtij muaji do të vazhdojnë me konsultimet në lëndët që do t’i nënshtrohen provimeve.

“Pothuajse çdo ditë bëjmë konsultime në orët e para të mësimit. Me datë 3 qershor është testi i parë i Maturës. Bëjmë përsëritje të testeve të kaluara, për të marrë rezultate të mira”, tha maturanti.

“Zhvillojmë konsultime rreth lëndëve kryesore. Kemi kohë që kemi vazhduar dhe do vijojmë”, tha maturantja.

Krahas konsultimeve, maturantët po punojnë edhe me teste model. Ata thonë se pas dy ditësh do të zhvillohet një provim nga Zyra Vendore Arsimore Kukës për të vlerësuar njohuritë e tyre ne lendet pjese e provimeve te maturës.

“Jemi përqendruar me tezet model që ka nxjerrë QSHA. Kemi punuar me mësuesit e lëndës. Kemi edhe emocione. Do të na ndihmojë edhe testi model nga ZVA”, tha maturantja.

Në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës janë 317 maturantë që do të jenë pjesë e provimeve të Maturës Shtetërore 2025.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›