E Diel, 1 Nëntor 2026

Afro katër vjet burg për sprintierin

Më 2005 Montgomery ishte përjashtuar për përdorim dopingu Sprintieri amerikan Tim Montgomery, fitues i medaljeve të arta në Lojrat Olimpike, është dënuar me tre vjet e 10 muaj burgim.Ai u shpall fajtor për pjesëmarrje në një skemë mashtrimi bankar dhe tentativë për pastrim parash.

Montgomery, i cili u largua nga atletika në vitin 2005 pasi mori një dënim dyvjeçar për përdorim dopingu, për disa muaj ka mbajtur rekordin në garën e 100 metrave.

Ai i kishte pranuar akuzat.

Ish-partnerja e tij, Marion Jones, një tjetër ish-atlete e njohur amerikane, ndodhet në burg pasi u shpall fajtore se kishte gënjyer për këtë aferë mashtrimi si dhe për përdorimin e dopingut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›