Itali, qëllohen me arme emigrantët shqiptarë në mes të lokalit
Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr mbi dy emigrantë shqiptarë në mes të një lokali në Romë, në zonën e Montesacatos. Nga ky atentat ka ngelur i vdekur njëri prej shqiptarëve, 26 vjeç.
Policia italiane e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje nuk ka bërë ende të ditur emrin e tij dhe as të emigrantit tjetër që e shoqëronte.
Dyshimet e para janë që ky atentat të jetë bërë për larje hesapesh.