Afrohen pozicionet parlamentare për të arritur konsensusin për mënyrën e zgjedhjes së presidentit
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje në tërësi me shumicë votash, paketën e ndryshimeve në Kushtetutë, të propozuara nga PD dhe PS, të cilën ia përcolli për miratim seancës plenare të Kuvendit. Ndërsa kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve, përfaqësuesit e PBDNJ-së dhe LSI-së. Amendamenti më i rëndësishëm i miratuar dje në komision lidhej me procedurat e zgjedhjes së Presidentit, për të cilin u paraqitën dy variante. Varianti i parë ishte formula e përfshirë në draftin PD-PS, sipas të cilit votimi në Kuvend i Kreut të shtetit të bëhet me pesë raunde. Në tre raundet e para votimi të jetë me 3/5, ose me 84 vota dhe në rast se nuk arrihet kjo shumicë, në dy raundet e fundit (4 dhe 5) Kuvendi ta zgjedhë Presidentin me shumicë të thjeshtë (70+1 vota). Pikërisht për këtë variant votuan ‘pro’ shumica e deputetëve në komision. Ndërsa përsa i takon variantit tjetër, i propozuar nga një grup deputetësh të djathtë, që propozonte zgjedhjen e Presidentit nga populli, u la që t’i paraqitej për diskutim seancës plenare. Kryeministri Berisha, gjate nje paraqitjeje mediatike deklaroi sërish dje se mbështet zgjedhjen e Presidentit nga populli nëse mblidhen 94 vota për paketën e ndryshimeve Kushtetutese. “Në rast se bëhen në parlament 94 vota në kuadrin e paketës së ndryshimeve në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit nga populli, atëherë ky zhvillim është shumë i mirëpritur”, tha Berisha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun çek, Topolanek. Në këtë drejtim, kryeministri Sali Berisha u shpreh se “vendimi politik i kryesisë së PD-së është të votojë paketën e miratuar nga komisioni i ligjeve”. “Lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, unë kam qenë një avokat i zgjedhjes nga populli, por në pamundësi për të realizuar një gjë të tillë, unë e konsideroj nenin ku Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave si një nen krize, ndaj pranoj variantin tjetër për zgjedhjen e presidentit me 71 vota”, nënvizoi Kryeministri Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike. Duke konfirmuar se ka hequr dorë përfundimisht nga ambiciet presidenciale, Kryeministri Berisha theksoi se kërkon vetëm të heqë një nen krize në Kushtetutën e vendit. Kryeministri çek Topolanek konfirmoi se “edhe në Partinë Demokratike çeke në të cilën bënë pjesë, ka mendime të ndryshme për mënyrën se si duhet të zgjidhet presidenti”. Ndërkaq, ndryshimet e tjera kushtetuese të miratura dje pasdite konsistonin në përcaktimin e periudhës zgjedhore (neni 65). “Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit”, thuhet në amendimin e këtij neni. Ndërsa, amendimi Kushtetutës për mocionin e besimit dhe mosbesimit ndaj kryeministrit, parashikon ndërhyrje në nenin 104 dhe 105. “Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, kryeministri brenda 48 orësh nga votimi i mocionit i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit".
Ndërsa, sipas ndryshimit të nenit 105 “1/5 e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit në detyrë duke propozuar një kryeministër të ri”.
Partitë e vogla te Lohan: Duam që Presidenti të zgjidhet nga populli/Vetëm një ditë pasi partitë e vogla parlamentare zhvilluan një takim me Presidentin e Republikës Bamir Topi, mbi ndryshimet kushtetutese, dje krerët e PDS, LSI, PDK, PAD e PBLD, kanë realizuar një takim me Shefin e Delegacionit të Këshillit të Europës në Shqipëri, Helmuth Lohan. Partitë e vogla përcollën shqetësimin e tyre për ndryshimet në Kushtetutë dhe konkretisht për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, ambasadorit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan. Në këtë takim të vegjlit, morën mbështetjen e KE-së për ndryshimet në Kushtetutë. Çështja më e fundit politike në vend, që ka të bëjë me ndryshimet Kushtetutese të propozuara nga PD dhe PS, është kthyer në pikë referimi në debatin politik nga partitë e vogla parlamentare, të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe të menjanuar nga diskutimet për këto ndryshime që në tërësinë e tyre janë tërësisht Kushtetuese. Partitë e vogla iu drejtuan dje ambasadorit të Komisionit Europian në Tirane, Helmut Lohan, duke i bërë të ditur shqetësimin e tyre për reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kushtetutën e Republikës sidomos propozimit për mënyrën e zgjedhjes se Presidentit. Pas takimit, Partia Demokristiane ka shprehur se mbështet zgjedhjen e Kreut të Shtetit nga populli. Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Ndue Shpani, tha dje se “PDK dhe grupi i saj Parlamentar, ka shprehur tashmë qëndrimin për zgjedhjen e Presidentit nga populli”. Sipas tij, votat në Parlament do të jenë 100 përqind për këtë variant. Nga ana tjetër, edhe kreu i aleancistëve, Neritan Ceka dhe nënkryetari i LSI, Pellumb Xhufi u shprehën se kanë gjetur mbështetje dhe mirëkuptim të plotë nga Lohan për standardet. Sipas tij, tema e takimit ishin ndryshimet kushtetuese dhe mënyra kaotike edhe inkompetente, dhe jotransparente, me të cilat këto po zhvillohen. “I kërkuam z. Lohan të mbante shënim për këtë mospërputhje të standardeve jo vetëm me BE-në, por as brenda traditës së deritanishme shqiptare, ku këto ndryshime janë bërë gjithmonë në bazë të një komisioni të posaçëm parlamentar, në diskutim të gjerë popullor dhe të bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtare, siç është Komisioni i Venecias”, shtoi Ceka. Ai theksoi se, u prek dhe çështja e reformës zgjedhore, por vetëm përsa i përket standardeve që ne kërkojmë të tërheqim vëmendjen e BE, përsa i përket votës së lirë dhe të ndershme. “Ne i deklaruam ambasadorit të KE-së se kërkojmë zgjedhjen e presidentit nga populli. E sqaruam për praktikat kaotike dhe joprofesionale për ndryshimet në kushtetutë, mungesën e standardeve, u përpoqëm t’i sqarojmë pse nuk duam që këto amendamente të mos të kalojnë në komisionin e ligjeve. Madje kërkuam që për ndryshimet të pyeten grupet e interesit dhe të ketë ekspertë të huaj lidhur me këtë”, tha Ceka. Kurse sipas Xhufit, ambasadori i KE-së nuk ishte i kënaqur me ndryshimet e propozuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. “Lohan nuk i priti mirë ndryshimet e shpeshta që po i bëhen Kushtetutës”, tha Xhufi. Mësohet se takimi mes të vegjëlve dhe ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë u kërkua nga vetë krerët e këtyre partive. Dy ditë më parë të vegjëlit zhvilluan dhe një takim me Presidentin Topi të cilit i kërkuan të shqetësohet më tepër rreth propozimeve të PD e PS për ndryshime në Kushtetutë.