E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini grabit ndihmat e Tiranës për viktimat e Gërdecit

Bashkia e Tiranës ka bërë dje një tjetër veprim arbitrar dhe të dëmshëm për mbarë qytetarët e kryeqendrës së Shqipërisë, të tuirpëruar përherë e më tepër nga diktati i një bashkie të mbushur me xhepistë të selisë rozë. Edhe për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, e cila preku çdo njeri që e ndjen veten shqiptar, Bashkia e Tiranës, ka gjetur rastin të shfaqë karakterin e saj kleptokratik. Edhe pse anëtarët e Këshillit Bashkiak kishin mbërritur në mbledhjen e kaluar një konsensus për akordimin e 150 milionë lekëve për viktimat e tragjedisë, zyrtarët e bashkisë kanë paraqitur dje në Këshill një propozim klandestin i cili e zbriste këtë shumë veç në 32 milionë lekë. Bile edhe për këtë fond, këshilltarët socialistë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe kanë kërkuar shtyrjen e mëtejshme të marrjes së vendimit, meqenëse mungonte, siç shpreheshin ata “adresa sociale se ku do të shkojë ndihma e Bashkisë së Tiranës”. Reduktimi klandestin i fondit na jep rastin të kujtojmë edhe njëherë se Bashkia e Tiranës harxhon më shumë se 150 milionë vetëm për kurimin e imazhit të saj dhe për të fshehur aferat korruptive që mbzitorëjnë aty, ndërkohë që kjo s’e shqetëson Edvinin, i cili pas turit nekropolitik në ndihmë të banorëve të Gërdecit, vjen në provën e parë bashkiake me zvogëlimin pesëfish të fondeve të ndihmës për viktimat e Tragjedisë. Kulisat e Edvin Ramës, Mimi Kodhelit dhe hispanikëve të tij për të përfituar nga ky fond që shkonte në ndihmë të të prekurve të tragjedisë dhe të inspiruar nga klika mercenare e vjedhjes galopante, tregoi dje se valltarët e borderove të bashkisë po kruajnë duart për të futur ndoca lekë në mënyrë të pandershme në xhepat e tyre. Ulja e buxhetit për viktimat e Gërdecit vjen në të njëjtën kohë, kur Bashkia e Tiranës për të parën herë, po merr një buxhet shtesë prej 4 miliardë lekësh nga pushteti qendror. “Ulja e buxhetit për banorët e Gërdecit, u propozua nga anëtarja e grupit të PS, në këshillin bashkiak dhe një ndër bashkëpunëtoret më të ngushtë të z.Rama, znj.Mimi Kodheli. Ky vendim i z.Rama, bëhet edhe më i padrejtë, kur dihet që Bashkia përveç fondit shtesë nga qeveria qendrore, ka edhe fondin rezervë të saj. Ky vendim i z.Rama, i shprehur përmes levave të tij, është në kontradiktë të plotë me demagogjinë e tij, për gjoja krijimin e një të ardhmjeje të sigurt për fëmijët tanë. Ne mendojmë se kundrejt demagogjisë së Kryetarit të Bashkisë, grupi i këshilltarëve të LSI po bën një politikë transparente, solidare me njerëzit në nevojë dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve, me votat e të cilëve kanë marrë mandatin”, thekson ai.
Lufta e Ftohtë PS-LSI, pas qendrës zhvendoset në nivel rajonal dhe lokal/Sjellja e djeshme e njerëzve të Edvinit ka rigjallëruar edhe luftën civile brenda të majtës, e cila dje ka pasur një tjetër përmasë, atë të Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku një tjetër aferë korruptive, ajo e shpërndarjes së 24 banesave sociale, po sjell në përplasjen publike të dy klaneve më të mëdha në të majtë. Pas daljes në publik të kësaj afere, përfaqësuesit vendorë të PS dhe LSI, përvec përplasjeve në qendër, kanë filluar betejën ndaj njëra-tjetrës edhe në bazë, ku shpesh po vihen re rebelime të anëtarësisë së PS, duke shkuar si nizamë drejt LSI-së. Kësisoj, kryetari i degës së PS-së për Vlorën, Eltar Deda, tha dje se “veprimi i grupit të këshilltarëve të LSI-së, për braktisjen e procesit të votimit dhe vetë mbledhjen dy ditë më parë, ishte i papërgjegjshëm dhe madje i pamoralshëm”. “Këshilltarët e LSI-së dhe vetë kryetari i këshillit, përfaqësues i kësaj force politike, vepruan në kundërshtim me përgjegjësinë që u ka dhënë vota e qytetarëve”, tha Deda. Sipas tij, me këtë veprim këshilltarët e LSI-së treguan se punojnë për karrierën kryeministrore të Ilir Metës dhe jo për interesat e opozitës moderne të majtë. Deda i cilësoi si një mashtrim për interesa politike deklarimet e një dite më parë të zëvendëssekretares së Përgjithshme të LSI-së, Brisida Gjikondi, në Vlorë, e cila akuzoi këshilltarët e PS-së dhe kryetarin e bashkisë për marrëveshje me Partinë Demokratike, gjë që sipas saj, u konkretizua në votimin e listës së të pastrehëve në raportin 50 me 50 për qind të personave, sipas preferencave partiake respektive. Një ditë më parë kryetari i bashkisë, Shpëtim Gjika dhe Gjikondi, në konferencat e tyre për shtyp bënë akuza të ndërsjella për abuzim në procesin e votimit, lidhur me listën e të pastrehëve, përfitues nga Enti i Banesave. Ata fajësuan këshilltarët bashkiakë respektivë për veprime të papërgjegjshme dhe abuzive. Konflikti mes PS-së dhe LSI-së, nisi në mbledhjen e këshillit të bashkisë të dy ditëve më parë, ku u zhvillua procesi i votimit për ndarjen e 24 apartamenteve për të pastrehët, të cilët i përfitojnë ato me kushte lehtësuese. Këshilltarët e LSI-së dhe kryetari i këshillit bashkiak, përfaqësues i kësaj force politike, e braktisën mbledhjen duke paralajmëruar për lista të hartuara paraprakisht mbi bazën e një marrëveshjeje mes PS-së e PD-së në nivel lokal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›