E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afron El Clasico, Reali 2.7, Barca 2.4

El Clasico e fubollit spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet sot në orën 21:00 në kuadër të Kupës së Spanjës.

Supersfida e gjigandëve spanjoll do të sjellë në fushë superyjet e futbutbollit evropian e botëror, mbi të gjitha dy më të mirët e botës, Messin dhe Ronaldon.

Sipas bastoreve të ndryshme evropiane, Barcelona është favorite duke u kuotuar fitorja e saj me 2.4 ndërsa ajo e Realit me 2.7.

Reali në këtë ndeshje është më i hendikepuar pasi që Iker Casillas dhe Pepe janë të lënduar ndërsa Ramos, Coentrao dhe Di Maria janë të suspenduar.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Adan, Arbeloa, Albiol, Varane, Marcelo, Khedira, Alonso, Ozil, Modric, Ronaldo, Benzema

Barcelona: Pinto, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Xavi, Busquets, Fabregas, Pedro, Messi, Iniesta 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›