E Shtunë, 31 Tetor 2026

QPR nuk ndalet, ja goditja e radhës

Skuadra e fundit në Premierligë, QPR vazhdon të sjellë transfere në skuadër. Pasi e bleu Loic Remyn dhe Tal Ben Haim, QPR sot ka konkretizuar edhe blerjen e koreanit Yun Suki.

Ylli korean, anëtar i skuadrës Chunnam Dragons ishte shumë i kërkuar nga skuadra të njohura angleze dhe evropiane, si Liverpool, Lion, Napoli e Fulham por që në fund zgjodhi QPR-në.

Chun shquhet si një nga mbrojtësit më të mirë në Azi ku luan në krahun e majtë të mbrojtjës. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›