E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agatha, përkeqësohet bilanci

Stuhia e parë tropikale, e pagëzuar me emrin “Agatha” vazhdon të përkeqësojë bilancin e humbjeve njerëzore dhe të dëmeve materiale në Amerikën Qendrore.

Autoritetet në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador raportojnë për mbi 140 persona që kanë humbur jetën dhe qindra të zhdukur dhe mijëra të pastrehë. Prej viktimave 118 janë shkaktuar vetëm në Guatemalë, vendi që është prekur më shumë prej stuhisë.

Ende nuk ka një numër të saktë të të evakuuarve, por shoqata ndërkombëtare humanitare flasin për mbi 135 mijë vetë në tre shtetet ku 120 mijë janë shpërngulur vetëm në Guatemalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›