Izraeli: Anijet, jo pr qllime humanitare

Izraeli lëshoi një deklaratë ku pretendon se anijet e flotës humanitare të sulmuara në orët e parë të së hënës, nuk kishin si qëllim final të tyre ndihmë humanitare ndaj palestinezëve.
Gjatë fjalës së tij para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme pas thirrjes së kryeministrit turk Recep Taip Erdogan, zv.ambasadori izraelit, përfaqësues në këtë institucion, tha se anijet e sulmuara në brigjet e Rripit të Gazës nuk kishin qëllime humanitare.
Ndërkaq për kryeministrin turk, Erdogan anijet transportonin vetëm materialë ushqimore dhe lodra femijësh për popullsinë civile të qytetit të Gazës dhe jo armë.