E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agca Vatikani urdheroi atentatin ndaj Papa Gjon Palit II

Tani jam i lire. Po ta thoja gjate kohes qe isha ne burg nuk do kuptohej drejte. Kjo eshte hera e pare qe ndodhen ne nje televizion dhe e kam kete mundesi. Tani eshte koha qe ta them te verteten megjithese tashme eshte thjesht ngjarje historike. Shteti i Vatikanit ka lidhje direkte me atentatin ndaj Papes ka marre vendimin e ka planifikuar dhe e ka organizuar ate deklaroi Agca.

Insistimit te gazetarit per te dhene emrin e personit atentatori iu pergjigj urdhrin per te qelluar e dha sekretari i shtetit te Vatikanit kardinali Agostino Casaroli. Pra urdhri erdhi nga personi i tij me i afert nga numri dy i Vatikanit theksoi Agca.

Atentatori ngul kembe se atentati ndaj Papes ishte politike e vete shtetit te Vatikanit. Qellimi ishte qe me atentatin ndaj Papes te shkaterrohej Perandoria Sovjetike. Ashtu sic dihet me vone qe per kete atentat u akuzua Bashkimi Sovjetik dhe Bullgaria.

Vatikani me urdheroi Papen nuk do ta vrasesh por do ta plagosesh. Nuk do ta godasesh ne zemer dhe ne koke. Po e vrave Papen ty nuk do mund te te shpetojme keshtu qe ne asnje menyre mos e vrit. Mora urdher per te goditur ne zonen e barkut dhe ashtu bera nje plumb e kapi ne dore dhe nje plumb ne bark. Nuk eshte ashtu sic eshte njoftuar. Une kam qelluar dy here dhe jo tre here perfundoi Agca.

Ali Agca qelloi Papa Gjon Palin e II me 13 maj te 1981. Agca kreu 29 vjet e dy muaj burg per vrasjen e nje gazetari denim te cilin e kreu janarin e kaluar./TRT-Start/Fatjon Prroni/

2010-11-10 1639

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›