Policia britanike Bomba e gjetur ne avion do te shperthente ne lindje te SHBA
Policia britanike thote se nje bombe e gjetur ne nje avion transporti ne nje aeroport britanik muajin e kaluar ishte parashikuar qe te shperthente ne pjesen lindore te Shteteve te Bashkuara.
Bomba ishte njera prej dy te tillash te derguara nga Jemeni drejt sinagogave ne qytetin e ikagos. Ato ishin fshehur ne kutite e bojes se printerave dhe ishin derguar permes sistemit postar UPS. Ato u kapen ne Britani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ne nje deklarate te policise britanike sot thuhej se nese paisja shperthyese e gjetur ne Britani nuk do te ishte hequr nga avioni ajo mund te ishte aktivizuar ne brigjet lindore te Shteteve te Bashkuara.
Dega e al-Kaides ne Jemen mori pergjegjesine per komplotet me bomba.
Grupi kishte thene gjithashtu se ishte pergjegjes per rrezimin e nje avioni te UPS-it ne Emiratet e Bashkuara Arabe ne shtator nje pretendim qe sipas njoftimeve Shtetet e Bashkuara e kishin hedhur poshte.
Nje buletin i brendshem i FBI-se dhe Departamenti i Sigurise Kombetare i siguruar nga Associated Press thote se organizatat terroriste shpesh marrin pergjegjesi per ngjarje te tilla per te konsoliduar imazhin e tyre.