Agim Canaj jep doreheqjen nga Shkumbini

Agim Canaj dha doreheqjen si trajneri i Shkumbinit pas 11 javesh ne drejtimi e peqinasve. Ish-tekniku pasoi Mirel Josen ndersa ky i fundit u shkarkua nga ish-presidenti Ylli Ndroqi per rezultate te dobeta ne dy javet e para te kampionatit aktual. Shkumbini nen drejtimin e Mirel Joses barazoi 2-2 me Kastriotin ne Qemal Stafa por me peqinasit si prites dhe humbi 2-0 me Lacin ne transferte duke grumbulluar vetem 1 pike nga 6 te mundshmet.
Ne fakt sipas asaj qe deklaroi Agim Canaj vendimi i papritur i tij ishte si nje reflektim i situates se fundit qe po perjeton kampi peqinas ku kulmi arriti me doreheqjen e ish-presidentit Ylli Ndroqi vetem gjashte muaj pasi ai kishte marre drejtimin e Shkumbinit.
Eshte nje vendim i ndikuar nga rrethanat e fundit. Une kam pasur nje bashkepunim te shkelqyer me presidentin Ndroqi dhe se bashku kishim bere nje plan ku ne Peqin do te sillnim nje trofe brenda dy vitesh. Por duke qene se futbolli ketu ne Shqiperi ta ben te pamundur te punosh ashtu sic duhet une do te jap doreheqjen - deklaroi Canaj i cili nenshkroi nje kontrate 1-vjecare me presidentin Ylli Ndroqi.
Agim Canaj u rikthye ne Peqin pas gjashte vjetesh kur ai drejtoi Shkumbinin ne sezonin 2004-2005 por pa e mbyllur deri ne fund sezonin. Vlonjati u zevendesua pas javes se 19-te pas nje humbje 2-0 me Tiranen ne Fier duke u zevendesuar me 17 janar te vitit 2005 nga Faruk Sejdini ky i fundit arriti ta mbaje skuadren peqinase ne Superlige atehere me 10 skuadra dhe 36 ndeshje.
Une dua ti hap rrugen donatoreve te rinj te cilet mund te zgjedhin personin qe tashme do te drejtoje Shkumbinin. Me vjen keq por mbas largimit te presidentit edhe une duhet ta beje nje gje te tille. I uroj suksese skuadres se Shkumbinit ne te ardhmen- tha ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit dhe Dinamos madje kampion me blute kryeqytetas.
Shkumbini pas 13 javesh ndodhet ne vendin e 8-te me 17 pike po aq sa Laci. Ne javen e 14-te trajneri i ri i Shkumbinit do te perballet ne Korce me Skenderbeun e vendit te dyte. Peqinasit fituan 3-1 ne fazen e pare pikerisht ne debutimin e Agim Canajt.
Gjate karrieres se tij Agim Canaj ka drejtuar nje numer te madh skuadrash perfshire Dinamon Shkumbinin Skenderbeun Besen Flamurtarin Vllaznine e sezonin e kaluar Gramozin e Ersekes.
Sezonin e kaluar kur Shkumbini i drejtuar nga presidenti Dyrmishi dhe i mbeshtetur financiarisht dhe nga donatoret Sula e Ismaili paten ne bankine tre trajnere Gugash Magani nga java 1-2 Kristaq Mile nga java 3-15 dhe Perparim Daiu nga java 16.
I njejti skenar do te perseritet e dhe kete sezon pasi tekniku i ri qe do te vendoset ne krye te skuadres do te jete trajneri i trete sezonal. Mirel Josa drejtoi vetem dy jave bilanci 2 ndeshje 1 barazim 1 humbje 1 pike nga 6 te mundshmet Agim Canaj 11 jave 5 fitore 1 barazim 5 humbje 16 pike nga 33 te mundshmet.
Trajneri i ri qe do te emerohet te Shkumbini do te jete i shtati i serise se dyte te trajnereve qe ulen ne bankinen e pese skuadrave qe kane ndryshuar tekniket e tyre me te cilet nisen sezonin.
Valsi i bankinave nisi me shkarkimin e Mirel Joses nga Shkumbini ne javen e 2-te u zevendesua nga Agim Canajt per tu pasuar me Ilir Spahiun e Bylisit u zevendesua nga Nikola Ilievski.
Shpetim Duro u largua nga Besa ne javen e 4-t i pasuar nga Perparim Daiu ndersa Sulejman Starova u shkarkua ne javen e 6-te i zevendesuar nga Nevil Dede.
Shkarkimit nuk i shpetoi dhe nje trajneri i huaj malaziasi Mojash Radonjic i Vllaznise u zevendesua nga Mirel Josa ky i fundit e nisi sezonin te Shkumbini.
Seriali i shkarkimit te trajnereve vazhdoi me Perparim Daiun i cili la vendin Gerti Haxhiut njeriut qe drejton Besen nga java e 11-te.
Gjithsesi doreheqje publike ka dhene dhe Stavri Nica i Lacit por qe nuk u pranua nga presidenti Pashk Laskaj.
Ne fakt per te drejtuar nje ndeshje futbolli ne bankine jane ulur dhe Agim Meto i Bylisit java e 4-t kur zyrtarisht trajner i emeruar ishte maqedonasi Nikola Ilievski por dhe Artan Mergjyshi i Dinamos i cili ka zevendesuar per dy jave 9 dhe 10 ne stolin blu argjentinasin e pezulluar Luis Manuel Blanko.
SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE
Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java 3-14. Trajneri i ri
Bylisi Ilir Spahiu nga java 1-3 Agim Meto java e 4-t Nikola Ilievski nga java 5-te.
Besa Shpetim Duro nga java 1-4 Perparim Daiu nga java 5-10 Gert Haxhiu nga java e 11-te
Tirana Sulejman Starova nga java 1-6 Nevil Dede nga java e 7-te.
Vllaznia Mojash Radonjic nga java 1-8 Mirel Josa nga java e 9-te.
BANKINAT AKTUALE
Dinamo Luis Manuel Blanko argjentinas
Flamurtari Gugash Magani
Skenderbeu Shkelqim Muca
Tirana Nevil Dede
Shkumbini .........
Vllaznia Mirel Josa
Teuta Edi Martini
Laci Stavri Nica
Besa Gert Haxhiu
Kastrioti Ramazan Ndreu
Bylis Nikola Ilievski maqedonas
Elbasani Krenar Alimehmeti
SI E NISEN SEZONIN
Dinamo Luis Manuel Blanko argjentinas
Flamurtari Gugash Magani
Skenderbeu Shkelqim Muca
Tirana Sulejman Starova
Shkumbini Mirel Josa
Vllaznia Mojash Radonjic malazias
Teuta Edi Martini
Laci Stavri Nica
Besa Shpetim Duro
Kastrioti Ramazan Ndreu
Bylis Ilir Spahiu
Elbasani Krenar Alimehmeti
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 04 Dhjetor 2010