Rusia 2018 dhe Katari 2022

Rusia per organizimin e Boterorit te vitit 2018 dhe Katari per Kupen e Botes 2022 jane dy fituesit e medhenj te dale nga votimi i 22 anetareve te Komitetit Ekzekutiv pas votimit sekret te zhvilluar me 2 dhjetor ne Zyrih. Rusia qe ofroi 3.8 miliarde dollare investime per turneun mundi Angline e princit Uiliams nderkohe qe Katari i sheikeve mposhti konkurrencen e Shteteve te Bashkuara te cilat u prezantuan ne Zvicer nga ish-Presidenti Bill Klinton. Presidenti i FIFA-s Sep Blater ne fjalen e tij tha Duhet te falenderoj anetaret e Komitetit Ekzekutiv pasi per vitin 2018 dhe 2022 ne do te shkojme ne dy vende te reja pasi Kupa e Botes nuk eshte zhvilluar kurre ne Europen Lindore dhe ne Lindjen e Mesme. Keshtu qe une jam i lumtur si President kur ne flasim per zhvillimin e futbollit. Zevendeskryeministri rus Igori Shuvalov i cili ishte i pranishem gjate prezantimit te ofertes tha Ju na besuat Kupen e Botes per vitin 2018 dhe une mund te premtoj tani se ju kurre nuk do te pendoheni. Le ta bejme historine se bashku. Sheiku Mohamad bin Hamad Al-Tahin gjithashtu shprehu mirenjohjen e tij duke premtuar se Katari do te organizoje nje nga kompeticionet me te mira ne historine e boteroreve. Faleminderit qe besuat ne ndryshimin per shtrirjen e lojes dhe dhenien nje shansi Katarit. Ju do te jeni krenar per ne dhe ju do te jeni krenare per Lindjen e Mesme. Une ua premtoj kete. Katari Australia Shtetet e Bashkuara Koreja e Jugut dhe Japonia ishin kandidatet per Kupen e Botes 2008. Ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara Bill Kinton gjate prezantimi
te ofertes se vendit te tij kujtoi se ai i kishte thene vajzes se tij
Celsit te luante futboll ne kohen qe ajo eshte femije duke theksuar
me pas rritjen e lojes se femrave ne vendin e tij. Oferta e SHBA-se
gjithashtu u mbeshtet nga kampionia e botes per femra Mia Ham.
ANGLIA
Princi Uiliam udhehoqi Angline ne prezantimin e ofertes se saj duke u thene anetareve te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s Une e dua futbollin ne anglezet e duam futbollin dhe do te jete nje nder i madh per ne te organizojme Kupen e Botes. Princi i cili u duartrokit nga te 22 anetaret e komitetit theksoi se Anglia ishte e interesuar te zhvillonte futbollin nderkombetarisht. Prezantimi u hap nga Edi Ejfikejf nje ambasador qe punon me Mancester Sitin dhe programet e komunitetit tregoi sesi futbolli kishte nderruar jeten e tij ndersa princi shtoi Ajo cfare Edi perfaqeson eshte nje kredit per FIFA-n pasi eshte loja juaj qe i transformoi jeten e tij. Ai shtoi Anglia 2018 dhe FIFA se bashku kane mundesi te krijojne mijera me shume mundesi per njerez te tille si Edi. Eshte nje force madhe per ti lidhur njerezit se bashku. Une e dua futbollin ne anglezet e duam futbollin dhe do te jete nje nder i madh per ne te organizojme Kupen e Botes. Ajo u jep gjithashtu dhe juve nje siguri se Anglia do te zhvilloje futbollin nderkombetarisht si nje anetare e familjes suaj te futbollit. Duke iu referuar marteses se tij te ardhshme me Kejt Midellton Uiliam tha Ne mund tia nisim me aktivitete te jashtezakonshme publike sigurisht qe edhe une vete te jam duke planifikuar nje te madhe per veten time vitin tjeter. Do te jete sigurisht nje Kupe Bote per te gjithe boten. Parate qe do te hedhe ne projektin e saj Anglia do te shpenzohet ne zhvillimin e futbollit te bazes rreth botes per ti dhene nje kuptim global lojes. Kjo ishte ajo qe tha kryeministri i Anglise Dejvid Kameron kur iu drejtua anetareve te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s per te marre voten e tyre. Kameron theksoi mbeshtetjen politike te ofertes.Ylli i futbollit anglez Dejvid Bekham u fokusua ne impaktin e madh qe ka futbolli anglez ne bote. Bekham tha Duke punuar me FIFA-n Kupa e Botes mund te sjelle kaq shume perfitime qe do te kete efekt mbi shume gjenerata. Vota juaj mund ta beje kete te ndodhe. Shefi ekzekutiv Ando Anson tha se Anglia ka disa nga stadiumet me te mira ne bote dhe ofron mundesite me te mira.
SPANJE-PORTUGALIA
Presidenti i Federates Spanjolle te Futbollit Angel Maria Vijar nje anetar i Komitetit Ekzekutiv tha punon per futbollin dhe boten. A-s tha FIFA eshte e paster. FIFA i ben gjerat ndershmerisht Te gjithe koleget e mi jane te ndershem punojne shume fort per futbollin. Procesi eshte i paster cfaredo qe te thone te tjeret. Kryeministri spanjoll Hoze Luis Zapatero i premtoi FIFA-s ndertimin e nje hekurudhe te shpejtesise se larte qe do ta lidhe ate me Portugaline nese fqinjet do te fitojne ne oferten e tyre te perbashket ne organizmin e Kupes se Botes se vitit 2018. Sot Spanja eshte nje vend europian me nje rrjet te gjere trenash te shpejte dhe Spanja e Portugalia do te lidhen midis tyre po me keta trena - tha Zapatero ne prezantimin e tij perpara anetareve te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s. Ne mund te organizonim nje Kupe Bote edhe muajin tjeter nese kjo do te ishte e nevojshme - tha ai duke shtuar se per momentin se nje rrjet i gjere hekurudhor dhe autostradash i lidh tashme qytetet me te medha te Spanjes dhe Portugalise. Edhe kryeministri i Portugalise Zhoze Sokrates kembenguli se kriza financiare i ka detyruar te dyja vendet te marrin masa per te ndertuar lidhje te fuqishme hekurudhore. Spanja dhe Portugalia luftuan kunder Anglise Rusise dhe nje oferte te bashkuar te paraqitur nga Holanda dhe Belgjika.
Holanda-Belgjika
Gjate prezantimit te tij ne FIFA kryeministri holandez Mark Rute dhe se ekonomite e vendeve te uleta jane ne nje gjendje te mire per te organizuar turneun. Eshte shume e rendesishme te kesh ekonomi te fuqishme qe jane pas ofertave. Ne kemi dy ekonomi te forta ketu - tha ai. Holanda dhe Belgjika prezantuan nje video ku luanin se bashku disa nga emrat me medhenj si Johan Krujf Rud Gulit dhe Zhan Mari Pfaf te shoqeruar me nje interviste te Krujfit ne vitet 1970 kur ai thoshte se Holanda do te behej kampione e Europes ne vitin 1988 ashtu sic ndodhi ne te vertete por deh se Kupa e Botes do te zhvillohej ne Belgjike dhe Holande ne vitin 2018.
Rusia 3.8 miliarde dollare investime
Spanja dhe Portugalia kane paraqitur shume me te vogel te buxhetit per stadiumet duke thene se ato do te shpenzojne 2 miliarde dollare krahasuar me 2.4 miliarde dollare te Holande-Belgjike 2.5 miliarde dollare te Anglise dhe 3.8 miliarde te Rusise.
PREZANTIMET E OFERTAVE
Prezantimi i ofertave per Kupen e Botes se vitit 2022 filloi te merkuren me 1 dhjetor nderkohe kandidatet per Boterorin e vitit 2018 u paraqit te enjten me 2 dhjetor.
1000 GAZETARE
Mbulimi i ngjarjes u be mbi 1000 gazetare nga e gjithe bota te akredituar ne Zyrih nderkohe qe eventin e transmetuan direkt afersisht 70 televizione.
22 Votuesit
Sep Blater Zvicer Julio Grondona Argjentine Isa Hajatu Kamerun Chung Mong-Joon Koreja e Jeugut Xhek Uorner Trinidad dhe Tobago Angel Maria Vijar Spanje Mishel Platini France Xheof Tompson Angli Mishel DHughe Belgjike Rikardo Teikseira Brazil Mohamed Bin Hamam Katar Senes Erzik Turqi Cak Blejzer Shtetet e Bashkuara Voravi Makudi Tajlande Nikolas Leoz Paraguai Junji Ogura Japoni Marios Lefkaritis Qipro Zhak Anuma Bregu i Fildishte Franc Bekenbauer Gjermani Rafael Salguero Guatemale Hani Abo Rida Egjipt Vitali Mutko Rusi.
VENDET KANDIDATE
Boterori 2018
Angli Holande/Belgjike kandidature e perbashket Rusi Spanje/Portugali kandidature e perbashket
VOTIMI 2018
Raundi i pare Anglia 2 vota e eliminuar Holande-Belgjike 4 Spanje-Portugali 7 Rusia 8
Raundi i dyte Holande-Belgjike 2 Spanje-Portugali 7 Rusia 13 mori shumicen absolute
Boterori 2022
Australi Japoni Katar Koreja e Jugut Shtetet e Bashkuara
VOTIMI I 2022
Raundi i pare Australia 1 e eliminuar Japonia 3 Shtetet e Bashkuara 3 Koreja e Jugut 4 Katari 11
Raundi i dyte Japonia 2 e eliminuar Koreja e Jugut 5 Shtetet e Bashkuara 5 Katari 10
Raundi i trete Koreja e Jugut 5 e eliminuar Shtetet e Bashkuara 6 Katari 11
Raundi i katert Shtetet e Bashkuara 8 Katari 14
Rusia Jemi komb i madh e meritojme Boterorin
Rusia e prezantoi veten si nje komb i madh e qe me pare nuk e ka organizuar Kupen e Botes duke theksuar kontrastin me vendet e Europes Perendimore kombet me te medha te se ciles e kane organizuar ate. Aleksei Sorokin shefi i ofertes se Rusise duke cituar pershkrimin e famshem te bere nga Uinston Cercilli tha se ajo eshte si nje gjeegjeze e brenda nje enigme te mistershme. Ai tha Ne mund ta kuptojme kete perceptim qe ane te huajt por tani kjo Rusi nuk ekziston prej kohesh. Atletja e kercimit me shkop Jelena Isinbajeva ishte femra e vetme e pranishme ne korridoret e FIFA-s ku dominonin meshkujt. Isinbajeva femra e pare qe ka kercyer mbi pese metra dhe mban 27 rekorde ne emrin e saj ishte e pranishme jo vetem per te promovuar oferten e Rusise por dhe futbollin e femrave. FIFA ka bere shume per atletet femra - tha kampionia e dyfishte olimpike. Futbolli per femra eshte sporti qe po rritet me shpejte ne bote dhe fale jush - tha ajo. Une theva 27 rekorde ne kercimin me shkop shume prej te cilave nga nje centimeter ne cdo te tille. Organizimi i Kupes se Botes te vitit 2018 ne Rusi do te ishte si nje rekord i ri pasi per te gjithe vendin do te ishte nje arritje e madhe. Kryeministri Vladimir Putin tha se do te shkonte ne Zyrih nese Rusia do te fitonte do te fitonte Kupen e Botes te vitit 2018. Lajmi u dha nga zedhenesi i tij. Kryeministri i Rusise Vladimir Putin gjate nje interviste televizive tha Rusia e dashuron futbollin Rusia e di se cfare eshte futbolli dhe ne vendin tone me kemi gjithcka per te bere nje Kupe Bote te vitit 2018 te mrekullueshme. Vendimi korrespondon me filozofine e FIFA-s per zhvillimin e futbollit vecanerisht na ato rajone ku zhvillimi eshte i nevojshem.
RUSIAFaktet dhe shifra ne lidhje me oferten e Rusise per te organizuar Kupen e Botes.
MOTO
Te gatshem per te frymezuar
Perse e ka bere oferten
Rusia qe nga ana e saj nuk ka organizuar kurre nje Kupe Bote apo ndonje turne tjeter te madh futbolli ndjen se i ka ardhur momenti per te lene nje trashegimi te gjate ne futboll ne vendin me te madh te botes per nga siperfaqja.
Momenti me i bukur
Fitimi i Kampionatit te pare Europian ne vitin 1960.
Futbollistet me te njohur
Jane shume te tille por me te famshmit jane dy portieret Lev Jashin i cili luajti ne tre Kupa te Botes dhe u cilesua nga FIFA si portieri me i madh i shekullit te 20-te si dhe portieri tjeter Rinat Dasajev i cili gjithashtu luajti ne tre Kupa Bote dhe u votua si me i miri ne vitin 1986. Sulmuesi Andrei Arshavin eshte me i njohuri i eres moderne.
Paraqitjet ne Kupen e Botes
Nente paraqitje perfshire shtate te tilla nen emrin e ish-Bashkimit Sovjetik qe arriti ne gjysmefinalet e vitit 1966.
Stadiumet kryesore per 2018
Stadiumi Luzhniki me kapacitet 80 mije vendesh por qe mund te zgjerohet deri ne 90 mije. Stadiumi i Kirovit ne Shen Petersburg ne rikonstruksion e siper e i propozuar per 62 mije vende.
Popullsia
140 milione banore
Numri i klubeve
Me shume se 100 mije ne te gjitha nivelet prej te cilave 100 jane profesioniste apo gjysme-profesioniste.
Renditja ne FIFA
Vendi i 13-te
19 finalet e Boteroreve
1930 URUGUAI-Argjentine 4-2
1934 Cekosllovaki-ITALI 1-2
1938 ITALI-Hungari 4-2
1950 Brazil-URUGUAI 1-2
1954 RF GJERMANI-Hungari 3-2
1958 BRAZIL-Suedi 5-2
1962 BRAZIL-Cekosllovaki 3-1
1966 ANGLI-Gjermani 4-2
1970 BRAZIL-Itali 4-1
1974 GJERMANI-Holande 2-1
1978 ARGJENTINE-Holande 3-1 pas shtesave
1982 ITALI-Gjermani 3-1
1986 ARGJENTINE-Gjermani 3-2
1990 GJERMANI-Argjentine 1-0
1994 BRAZIL-Itali 0-0 3-2 me penallti
1998 FRANCE-Brazil 3-0
2002 BRAZIL-Gjermani 2-0
2006 ITALIA-France 1-1 5-3 me penallti
2010 Holande-SPANJE 0-1
KAMPIONET E BOTES
1930 - Uruguai
1934 - Italia
1938 - Italia
1950 - Uruguai
1954 - Gjermania Perendimore
1958 - Brazili
1962 - Brazili
1966 - Anglia
1970 - Brazili
1974 - Gjermania Perendimore
1978 - Argjentina
1982 - Italia
1986 - Argjentina
1990 - Gjermania Perendimore
1994 - Brazili
1998 - Franca
2002 - Brazili
2006 - Italia
2010 - Spanja
Kampionet qe kane qene edhe vende organizatore
FITUESIT SIPAS VENDEVE
Brazili 5 1958 1962 1970 1994 2002
Italia 4 1934 1938 1982 2006
Gjermania 3 1954 1974 1990
Argjentina 2 1978 1986
Uruguai 2 1930 1950
Franca 1 1998
Anglia 1 1966
Spanja 1 2010
FINALISTE TE HUMBUR
Holanda 3 1974 1978 2010
Cekosllovakia 2 1934 1962
Hungaria 2 1938 1954
Suedia 1 1958
Spanja kampionia ne fuqi e Botes
Spanja fitoi per here te pare Kupen e Botes duke mposhtur 1-0 Holanden pas 120 minutave loje fale nje goli te realizuar nga Andres Iniesta ne minuten e 117-te. Spanja eshte kampionia e tete e botes dhe e pesti ekip europian qe fiton nje kampionat pas Italise 4 here Gjermanise 3 here Anglise 1 here dhe Frances 1 here. Edhe pse ka pasur nje nga kampionatet me te medhenj te futbollit Spanja nuk ka qene e afte te shkelqeje ne nivelin nderkombetar. Por kjo gjenerate yjesh i dha vendit lavdine e munguar. Spanja eshte kampionia ne fuqi e Europes dhe tashme eshte dhe kampionia e botes. Spanja e nisi turneun me nje humbje kunder Zvicres por ajo e mori veten shpejt duke e mbyllur ne vendin e pare ne grup. Mundi me rezultatin e ngushte Portugaline ne nje tetat Paraguain ne cerekfinale Gjermanine ne gjysmefinale dhe se fundi Holanden ne finale. Ne finalet e 19 kompeticioneve perfshire edhe kete te Afrikes se Jugut ne finale kane mberritur 12 skuadra Gjermania 7 here Brazili 7 here Italia 6 here Argjentina 4 here Uruguai 2 here Franca 2 here Cekosllovakia 2 here Hungaria 2 here Suedia 1 here dhe Spanja 1 here. Nga keto 12 skuadra vetem tete prej tyre e kane fituar trofeun Brazili 5 here 1958 1962 1970 1994 2002 Italia 4 here 1934 1938 1982 2006 Gjermania 3 here 1954 1974 1990 Argjentina 2 1978 1986 Uruguai 2 1930 1950 Anglia 1 1966 Franca 1 1998 dhe Spanja 1 2010.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 02 Dhjetor 2010