Agim Llupo mbron shokët: Kam qëlluar me dy armë
Gardisti Agim Llupo, mbi të cilin tani duket se rëndon edhe akuza për vrasjen e Aleks Nikës, ka deklaruar përpara hetuesve se ai ka qëlluar me dy armë.
Siç raporton e përditshmja Shqip, Llupo ka shpjeguar fillimisht se ka qëlluar me armën e tij një MP-5 A2 dhe më pas ka marrë armën e gardistit Përparim Bashukaj, një MP-5 A3. Me këtë të fundit lushnjari pretendon se ka qëlluar një karikator. Prokuroria thotë se ka edhe prova filmike që tregojnë Llupon duke qëlluar në drejtim të turmës, duke pasur dy armë, një në sup dhe një në dorë.
Sipas Shqip, Llupo po mbron me këtë qëndrim shokët e tij. Ai madje është shfaqur shumë fanatik në mbrojtjen që ka bërë. Edhe gjatë seancën gjyqësore për të, Llupo u shfaq shumë i qetë edhe pse kishte bërë një vrasje.