Berisha: Sot lindi parimi i përjetësisë së shqiptarëve. Skënderbeu, burim i përjetshëm frymëzimi
Lezha ka përkujtuar gjatë ditës së sotme 568 vjetorin e Kuvendit të Lezhës. eremonia festive ka nisur në Obelisk, ku në shenjë simbolike është ngrituar edhe flamuri kombëtar si dhe është ndezur edhe Flakadan-i i Jubileut. Në këtë ceremony ka qenë edhe kryeministri Berisha, që ka thënë se Sot ne nderojmë shpirtin e bashkimit kombëtar, 568 vjet më parë në këtë qytet lindi parimi i përjetësisë së shqiptarëve, i bashkimit të tyre Një komb një qëndrim.
Ne sot nderojmë Kuvendin e Lezhës të cilët shqiptarët do ta titullonin më pas si Besëlidhja e Lezhës, akt në të cilin burrat e këtij vendi vendosën të përballen me superfuqinë e kohës dhe të qëndrojnë të pamposhtur duke u bërë burim frymëzimi për popujt e tjerë të Europës dhe të botës, vijoi më tej ai.
Sipas Berishës, shqiptarët sot nderojnë veprën e princit legjendar Skënderbeut, pasi ata kanë tek ai burimin e përjetshëm të frymëzimit dhe trimërisë së tyre.
Në ceremoni marrin pjesë edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha si dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti dhe Zv.kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dhe kreu I PDSH-së në Maqedoni Menduh Thaçi.
Tre ditë më parë, Aleanca Kuq e Zi kërkoi leje për organizimin e një tubimi festiv pikërisht sot në Lezhë. Por autoritetet vendore dhe policia e qytetit e refuzuan kërkesën e Aleancës Kuqezi, e cila akuzoi direkt kryeministrin Berisha.