Agim Musta sjell dëshmi të terrorit të kuq

Një dëshmi tjetër rrënqethëse për krimet e komunizmit në Shqipëri, vjen në librin e Agim Mustës "Kampet e internimit dhe trimat e dëshpëruar". Në pjesën e parë autori përshkruan jetën në kampet e vuajtjes dhe në të dytën ai sjell jetën dhe përpjekjet e atyre të cilët tentuan të rrëzonin sistemin komunist. Për autorin ku libër është shkruar për të mos harruar të shkuarën e vendit tonë.
Agim Musta ka shkruar edhe shumë libra të tjerë po për periudhën e komunizmit. Të pranishëm në promovimin e librit "Kampet e internimit dhe trimat e dëshpëruar", ishin edhe shumë persona të cilët kanë kaluar vite të tëra në kampet e përqëndrimit, në të gjithë Shqipërinë.