Librazhd, aksidentohet gjatë punës, automjeti e zë poshtë 27-vjeçarin
Një person ka mbetur i plagosur rëndë teksa punonte në në një rrugë në Librazhd. Mësohet se shtetasi Alban Hoxha ,27 vjec, është aksidentuar gjatë punimeve në një rrugë midis Librazhdit dhe Elbasanit, në fshatin Mirak, ku është zënë poshtë nga një automjet tip pirua e zezë. Ndërkohë i lënduari është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Po kështu policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rastit.