E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Sulaj, çmim për karikaturën më të mirë të 2011-s

Piktori shqiptar, Agim Sulaj, fiton çmimin e karikaturës më të mirë për vitin 2011 në Itali.

Vepra me titull “Europa në det me dallgë” është shpallur si vepra më e mirë e publikuar në të gjithë shtypin italian. Karikatura e Sulajt është botuar në “Romagna Corriere” më 31 dhjetor 2011. Ky konkurs, që shënoi edicionin e dytë, organizohet nga përfaqësia e komunitetit Europian në Itali dhe nga “Internazionale”.

Karikatura e Sulajt prezanton një yll në formë barke, të bllokuar në mes të detit, pasi secili nga politikanët përpiqet t’i japë nga ana e vet. Ceremonia e çmimit është mbajtur të dielën në teatrin e qytetit të Ferraras.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›