E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia Evropiane e Hapesires ankorohet pa probleme

Agjencia Evropiane e Hapesires e cilesoi ankorimin e anijes se saj me te madhe te transportit pa ekuipazh ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires te qete dhe pa probleme.

Agjencia evropiane thote se anija Edoardo Amaldi qe e ka marre emrin nga nje fizikant italian po transporton afro shtate tone mallra perfshire ushqime uje veshje oksigjen pjese kembimi dhe karburant per stacionin e hapesires.

Mjeti qe u nis nga Kuruja e Guinese franceze te premten e kaluar do ti perdore motorrat qe te ndihmojne stacionin e hapesires te ruaje orbiten e tij gjate pese muajve te ardhshem.

Agjencia Evropiane e Hapesires thote se ne fund te misionit me 27 gusht anija do te shkeputet nga stacioni e mbushur duke marre me vete mbeturinat e stacionit.

Te nesermen e asaj dite anija e transportit do te digjet gjate kthimit ne atmosfere mbi pjesen jugore te Oqeanit Paqesor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›