E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes

Ministri i mbrojtjes i Suedisë, Sten Tolgfors, ka dhënë dorëheqjen, disa javë pas përfshirjes së propozuar të Suedisë për ndërtimin e një fabrike armatimi në Arabinë Saudite.

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, tha sot në një konferencë për gazetarët, se e ka pranuar dorëheqjen e zotit Tolgfors.

Ky zyrtar i lartë i mbrojtjes ishte kritikuar pasi radioja publike në Suedi, duke cituar dokumente konfidenciale, kishte raportuar se agjencitë suedeze ushtarake ishin në biseda me zyrtarët sauditë për të ndihmuar që Arabia Saudite të ndërtoj një kapacitet ushtarak për prodhim të armatimit.

Suedia nuk ka ndalesë në eksportim të armatimit në Arabinë Saudite, por natyra sekrete e bisedimeve kishte shkaktuar kundërthënie në mesin e suedezëve.

Sten Tolgforts i ka mbrojtur planet,duke thënë se ishin në harmoni me marrëveshjet për bashkëpunim të dyanshëm.

Opozita e krahut të majtë në Suedi ka kërkuar hetime, duke thënë se Suedia nuk duhet ta mbështesë atë që e përshkruajti si “diktaturë”, që sundon në Arabinë Saudite, të pasur me naftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›