E Enjte, 5 Nëntor 2026

Agjencia atomike e OKB-së: Nuk ka rrjedhje radioaktive nga centrali në Ukrainë

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv nga centrali bërthamor i Ukrainës që ishte në shënjestër të sulmit nga Rusia në orët e hershme të 4 marsit.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se agjencia ka qenë në kontakt me rregullatorin bërthamor të Ukrainës dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia pasi një ndërtesë në afërsi u godit.

Kjo shkaktoi një zjarr që u shua ndërsa Rafael Mariano Grossi tha se dy persona u lënduan nga zjarri.

Ai tha se operatori dhe rregullatori thonë se situata “vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”.

Gjatë natës një predhë goditi një ndërtesë brenda vendit të uzinës. Ndërtesa nuk është pjesë e reaktorëve. Kjo ka shkaktuar një zjarr të lokalizuar, i cili është shuar nga njësitet lokale të zjarrfikësve. Të gjitha sistemet e sigurisë në uzinë nuk u prekën. [Nuk kishte] asnjë lëshim të materialit radioaktiv”

Rafael GrossiIAEA

/REL

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›