SHBA: Ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë, por jemi gati për të

NATO do të mbrojë të gjithë aleatët dhe territorin e saj kundër një sulmi rus, tha të premten Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, teksa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të aleancës në Bruksel.
“E jona është një aleancë mbrojtëse. Ne nuk kërkojmë konflikt. Por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,” u tha ai gazetarëve, ndërsa dënoi ato që ai i quajti sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë.
“Dhe brenda natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një termocentrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike. .”/Reuters