E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës: Mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë të sigurta

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur për ATSH-në se Kosova ka publikuar rezultatet e mandarinave të nisura nga Shqipëria për tregun kosovar.

Sipas ministrisë, analizat laboratorike të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës konfirmuan se ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum.

Autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se kanë marrë mostrat përfaqësuese nga gjashtë ngarkesa me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria.

Analizat laboratorike, të kryera sipas rregullores së Bashkimit Evropian Nr. 396/2005 dhe amendamenteve përkatëse, treguan se vlerat e mbetjeve të pesticideve të mandarinave të nisura nga Shqipëria për tregun e Kosovës janë brenda limiteve të lejuara.

Testimet u realizuan me metodën konfirmative EN 15662:2018.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›