E Hënë, 2 Nëntor 2026

Agjencia palestineze e OKB: Ndalimi i UNRAW-s mund të rrëzojë përpjekjet humanitare në Gazë

Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar për shkatërrim të plotë që do të tejkalojë vuajtjet apokaliptike të dëshmuara tashmë në Gazë teksa ligjet e reja që mund të ndalojnë Unrwa-n të hyjnë në fuqi në janar.

Unrwa e cila është deri tani organizata më e madhe e ndihmës në Gazë i frikësohet një goditjeje të plotë të përgjigjes humanitare ndërkombëtare kur ligjet e miratuara nga Izraeli të zbatohen në javët e ardhshme.

“Ne jemi tashmë në një skenar apokaliptik, është njësoj si ta shumëfishojmë atë në një shkallë që është përtej fjalëve” tha zëdhënësi i Unrwa, Jonathan Fowler për Irish Examiner.

Ai tha se “nuk do të kishte fjalë për të përshkruar se sa e tmerrshme do të ishte kjo. Është tashmë gjëja më mizore me të cilën kemi punuar shumë prej nesh. Ne kemi humanitarë nga pala ndërkombëtare që kanë punuar në mbarë botën në vende tepër të vështira, dhe ata thonë se nuk kanë parë asgjë të tillë ndonjëherë”.

Paralajmërimi vjen pasi Izraeli kishte në shënjestër katin e sipërm të spitalit al-Wafaa në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur të tjerë.

Sulmi u krye vetëm disa orë pasi forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, duke përfshirë dhjetëra personel mjekësor dhe drejtorin e spitalit të fundit funksional në veri të Gazës, duke urdhëruar pacientët të largoheshin nga objekti gjatë bastisjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›