Agnesa rrëfen propozimin e parë për martesë

Agnesa Vuthaj, është një nga modelet më të njohura shqiptare, që karrierën e saj në fushën e modës e spektakleve e ka ndërtuar falë dy kurorave të bukurisë, "Miss Kosova" dhe "Miss Albania".
Përkundër faktit se vlerësohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare, Agnesa zyrtarisht ka statusin e beqares.
Megjithatë, propozimet nuk i mungojnë. Javë më parë, saktësisht më 12 dhjetor 2012, ajo ka pranuar edhe propozimin e parë për martesë.
"Ishte një propozim që më befasoi, sepse nuk e prisja, mëqe nuk isha në lidhje. Megjithatë, u emocionova shumë, sepse ishte propozimi i parë që kisha marrë për martesë,'' ka rrëfyer Agnesa për "TH&TH".
Ajo ka bërë të ditur se ky propozim është bërë nga dikush me të cilin ajo kishte punuar në një projekt së bashku, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
Ndërsa, e pyetur se a është dashuruar, Agnesa është përgjigjur : "Do doja shumë të isha e dashuruar"./Indeksonline/