Agron Çela dëshmon në SPAK/ Deputeti i PS mohon të jetë thirrur për CEZ-DIA

Deputeti socialist Agron Çela, është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për afro një orë e gjysmë ligjvënësi socialist është marrë në pyetje nga hetuesit e posaçëm. Nuk dihet ende se për cilën çështje është thirrur deputeti Çela.
Në një prononcim të shkurtër pasi doli nga SPAK i pyetur nga gazetarët ligjvënësi mohoi të ishte pyetur për dosjen CEZ-DIA duke thënë se kishte ardhur për punët e tij.