E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Agron Duka: Koalicioni me PD interes reciprok, kemi pretendime serioze në 6 qarqe

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i ftuar në Programin e drekës në News 24 foli për zgjedhjet e 11 majit.

Duka tha se PAA bëri koalicion me PD, pasi u pa interesi i përbashkët. Ai shtoi se PAA ka pretendime serioze në 6 qarqe.

Agron Duka: Në lidhje me marrëveshjen e koalicionit, u zgjodh një interes reciprok. PAA-së i duhet që të forcojë pozitat dhe për këtë duhet të bëjmë koalicion.

Në 6 qarqe kemi pretendime serioze. Në Durrës, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë. Rama tregon se është kënetë vetë me ato që thotë përditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›