Agron Duka largohet nga PS, kandidon për republikanët në Durrës
Agron Duka, ish-deputet dhe ministër i socialistëve, ka vendosur që të kalojë tek republikanët. Mësohet se ai do të kandidojë për këtë parti, ku do të jetë i pari i listës në Qarkun e Durrësit.
Duka është mërzitur me kreun e PS-së, Edi Rama, që kishte vendosur ta kandidonte atë të pestin në Berat, pavarësisht se gjithë ndikimi i tij është pikërisht në Durrës.
Për këtë arsye, Duka ka vendosur që të kandidojë për republikanët.
Burime brenda koalicionit të djathtë konfirmojnë për News24 kandidimin e Arben Dukës në qarkun e Durrësit. Fatmir Mediu kofnirmoi se Duka eshte emri i zgjedhur i PR per Durresin.
Paradoksalisht Duka kandidon në koalicionin e drejtuar nga Sali Berisha, njeriu që e ka akuzuar më shumë se kushdo atë, duke e etiketuar si Duka i krimit apo Klani i Zemunit.
Agron Duka njihet si një biznesmen i fuqishëm, por që u largua nga politika pas humbjes në zgjedhjet e 2005-s përballë Sokol Olldashit./b.l