E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha smund të qeverisë dot pa një Bos të Klanit të Zemunit ne koalicion

dukaNga Eduard Zaloshnja

Para zgjedhjeve të 2005-ës, Berisha nuk mund të rrinte një ditë pa sulmuar të paktën tri herë Klanin e Zemunit. Këtë epitet, të huazuar nga Beogradi, ai ua kish ngjitur vëllezërve Duka dhe Koka, në rrethin e Durrësit, të cilët njiheshin publikisht si njerzit më të afërt të Fatos Nanos. Pas zgjedhjeve të 2005-ës, Berisha nuk e përmendi më Klanin e Zemunit, siç nuk përmendi edhe vetë Mamuthin e Korrupsionit, Fatos Nanon. Ndërsa pas zgjedhjeve të 2009-ës, që të vazhdonte qeverisjen, iu desh të ishte në koalicion me njërin prej bosave të Klanit të Zemunit, deputetin Lefter Koka, i cili kish qenë Kryebashkiak i Durrësit para 2005-ës. Dhe tani që deputeti Koka ka kaluar në opozitë, Berisha po mundohet ta zëvendësojë me një tjetër bos të Klanit të Zemunit me kunatin e Kokës, Dukën e Krimit Agron Duka, i cili ishte Ministër i Bujqësisë para 2005-ës. Burime brenda koalicionit të djathtë konfirmuan mbrëmë për News24 kandidimin e Dukës në qarkun e Durrësit në listën e PR-së dhe Fatmir Mediu konfirmoi se Duka eshte emri i zgjedhur i PR-se per Durresin. Ndërkohë, edhe burime tona të afërta me Dukën e konfirmojnë këtë lajm. A do ti kërkojë falje Berisha aleatit të ri Duka, për kuintalët e baltës së përditshme që i hidhte kur ishte Ministër i Bujqësisë?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›