Agron Malaj nxjerr VIDEON dhe akuzon kundërshtarin: Banda e Skënder Gjucit ka rrahur dje dy zyrtarë të shtetit
Kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj ka bërë një denoncim publik dhe thotë se njerëz pranë kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Skënder Gjuci, kanë dhunuar mbrëmjen e djeshme dy zyrtarë të shtetit. Ngjarja ka ndodhur gjatë një koncerti në qendër të qytetit.
"Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me banden e tij, djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtare shtëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ky eksoponent i Partise Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci qysh kur ishte Kr Komune por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Keto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojne popullin e Matit", shkruan Agron Malaj.
Ai publikon videon e mëposhtme, ku shihen disa persona që përplasen fizikisht me njëri-tjetrin dhe qëllohen me grushte dhe shkelma. Shikoni pamjet:
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
