E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap në flagrancë duke dhunuar familjarët, arrestohet i riu në Elbasan (EMRI)

U kap në flagrancë duke dhunuar familjarët, arrestohet i riu

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçari i cili dhunonte familjen e tij.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Leonard Zhupani i cili akuzohet se ushtronte dhunë mbi familjarët e tij.

Ndërhyrja në banesën e tij ka ardhur pas njoftimit se i riu ushtronte dhunë ndaj familjarëve, ndërsa brenda shtëpisë iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kokainë.

29-vjeçari u arrestua nën akuzën e veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Elbasan

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje.

Vihet në pranga 29-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar familjarët e tij, menjëhere kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në lagjen “28 Nëntori”.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në këtë familje, duke kapur dhe ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. Zh., 29 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›