E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Seseri Pushteti vendor ne sherbim te qytetareve jo te politikes

Aleanca per Qytetarin Flet kandidati i PD Prioritet sherbimet publike

Nje projekt per qytetarin. Te pakten kjo zbulohet nga intervista e kandidatit demokrat per njesine bashkiake nr. 1 ne Tirane Agron Seseri i cili ne zbardhjen e ideve te tij per administrimin publik te saj u meshon me shume rendesi elementeve te prekshme per qytetaret e thjeshte. Skema e asistences sociale eshte nje nga keto pika e cila adreson vemendjen ndaj shtresave me te varfra te shoqerise qe si e tille nuk perjashton edhe artikulimin politik per nevojen e nje biblioteke si nje nocion thuajse i braktisur per ata qe zgjidhen si perfaqesues. Mbi keto Seseri u sugjeron qytetareve kandidaturen e vet edhe ne emer te nje nevoje per ndryshim nga ajo qe ai e konsideron si lodhjen qe ka prodhuar politika konfliktuale aktuale e strukturave te pushtetit vendor.

Z. Seseri cfare premtoni ju ne kete fushate elektorale per njesine bashkiake nr. 1

Ju falenderoj per hapesiren dhe mundesine qe me ofruat. Me lejoni te shpreh opinionin tim per ate qe do te bej per njesine bashkiake nr. 1. A. Biblioteka e njesise bashkiake nr. 1 eshte nje nder objektivat kryesore per edukimin e komunitetit. shte thelbesore qe njesia bashkiake te ofroje sherbimin e bibliotekes i cili te jete i hapur dhe i pajisur me tekste per te gjitha moshat. Berja funksionale e sherbimit bibliotekar eshte plotesisht e mundur pasi mund te rikonstruktohen struktura teresisht te rrenuara ne territorin e njesise bashkiake nr. 1 te cilat jane ne pronesi te pushtetit vendor. Ky investim minimal do te krijoje mundesine jo vetem te sallave te leximit me kushtet me optimale por edhe marrjes se librave nga abonentet e saj per tu lexuar ne ambiente te ndryshme. B. Permiresimi i skemes se asistences sociale per familjet ne nevoje dhe ulja e numrit te familjeve ne nevoje nepermjet politikave te punesimit dhe miremenaxhimit te burimeve te territorit.

C. Ne konceptim tim sherbimet duhet te jene sa me prane qytetarit. Ketu vemendja do te perqendrohet ne hapesirat ndermjet pallateve te cilat fare mire mund te pershtaten per parking lulishte apo kende lojerash. Behet fjale per nje investim minimal por qe do te permiresonte ndjeshem cilesine dhe nivelin e jeteses ne lagjen tone.

D. Permiresimi i infrastruktures ne njesine bashkiake nr. 1 duke nderhyre ne menyre urgjente ne shtrimin e rrugeve dhe rrugicave ndricimin e tyre mbulimin e pusetave ne te gjitha akset e minibashkise sistemimin e kanalizimeve dhe zgjerimin e trotuareve. Per ta konkretizuar kete fakt mund te permendim rrugen Gavril Dara Nazmi Frakulli Dhimiter Kamarda etj. Gjithashtu nderhyrje e menjehershme eshte e domosdoshme tek uzina e vjeter tek instrumentali si dhe ne zonen e Shkozes per vete simboliken qe perben per lagjen tone kjo zone.

Kundershtarja juaj ne fakt prej kohesh ka nxjerre problemin e listave te zgjedhesve. A qendron sipas jush ky problem

Me sa besoj e jeni ne dijeni rivalja ime ne kete gare eshte kryetare e njesise bashkiake nr. 1. Detyre paresore e kryetarit eshte pikerisht perpilimi i listave zgjedhore. Mendoj se nuk ka kuptim te ankohet ne rast se ajo vete nuk e ka kryer detyren.

Pse mendoni se shumecka ka levizur ne elektoratin kryeqytetas pushteti lokal i te cilit dominohet prej kohesh nga e majta

Opinioni im per sa i perket kalimit te elektoratit te qytetit nga e majta ne te djathte bazohet ne lodhjen qe ka prodhuar politika konfliktuale aktuale e strukturave te pushtetit vendor i cili dominohet nga e majta. Qytetaret kane kuptuar se pushteti vendor duhet te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo ne funksion te politikes. Per me teper une e konsideroj nje avantazh shume te madh te koalicionit tone qenien kandidat te nje figure si ajo e z. Lulzim Basha. Veprimtaria e tij eshte ne fokus te te gjithe qytetareve dhe padyshim me 8 maj me voten e tyre do te dine te japin vleresimin e duhur.

Z. Seseri cila mendoni se eshte pika juaj e forte ne kete gare

Ketu eshte e veshtire te shprehem pasi behet fjale te jap nje gjykim per vetveten. Ajo cka mund te them per personin tim eshte energjia dhe kembengulja absolute deri ne zgjidhjen e problematikave per te cilat ka nevoje komuniteti si edhe zhvillimi i nje debati te hapur me te gjithe qytetaret me qellim perftimin e sa me shume informacioni per cka ata kane nevoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›