E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindita Nikolla Sherbimi ndaj qytetareve vazhdon te mbetet deviza jone

Aleanca per te Ardhmen Flet kandidatja e PS-se Kemi treguar qe mbajme premtimet

Nje rikandidim per njesine nr. 1 ne kryeqytet ne emer te punes se bere dhe vijimit te projektit per Tiranen. Kandidatja e PS-se Lindita Nikolla sqaron per Shqip ambiciet e saj ne kete raund te dyte perballe qytetareve te Tiranes.

Znj. Nikolla si e konsideroni garen e 8 majit ne zonen tuaj

Kater vjet me pare kerkova mbeshtetjen e qytetareve te komunitetit tim e vendosur se do te jepja maksimumin per te permiresuar jeten e ketij komuniteti. Ne njesine qe une drejtoj jane shtruar 70000 m2 rruge dhe 13000 m2 trotuare si dhe eshte ndertuar nje minitreg per komunitetin. Jane sistemuar e ndertuar 27000 m2 parqe e lulishte. Jane mbjelle 1000 rrenje peme pergjate rruges Ali Demi dhe bulevardit Bajram Curri. Sot kemi nje bllok sic eshte blloku 59 i rikonstruktuar teresisht. Ne kater vjet na ka udhehequr nje slogan nje parim Me cfare mund tju sherbejme. Ne keto kater vite vetem ne zyren time te punes kam pritur folur e degjuar mbi 9700 qytetare te komunitetit tim pa folur per takimet publike dhe vizitat e shtepise ne gezime e hidherime. Duke deshiruar edhe zgjidhjen ligjore per kompensimin e ish-pronareve per tokat ne zonen e populluar te Shkozes nuk mund te mos isha bashke me qytetaret e kesaj zone disa here edhe ne sallen e gjykates duke deshmuar ne emer te se vertetes per dhjetera e dhjetera familje qe kane nje jete qe jetojne ne shtepite e tyre te ndertuara ne Shkoze.

fare i premton Lindita Nikolla elektoratit dhe cfare ka mbetur pa u permbushur nga mandati i shkuar

Ne mandatin e ardhshem do te perfundojme sistemimin e plote ne zonen informale ne asfaltim trotuare ndricim e gjelberim ne blloqet e banimit. Zona ime ne tre te katertat e saj eshte nje zone informale. Ne keto kater vite kemi mundur te bejme nderhyrje si ne ndertimin e rruges Arben Lami apo me fondin e komunitetit ne disa rruge ne zonen informale si A. Gjergjevica A. Kondo Disha Luzi rruga lidhese P. Hysa me rrugen Mumajezet A. Shkreta ndertimi i kanalit te Shkozes etj. Sigurisht sfida e se ardhmes mbetet procesi i urbanizimit te ketyre zonave pas perfundimit te procesit te legalizimit nga ALUIZNI. Ne kemi planin tone te nderhyrjes qe do te preke cdo zone informale.

Deri me tani PS-ja ende nuk ka zbardhur ndonje gje konkrete nga programi i saj. Mund te thoni dicka rreth angazhimit te rivaleve tuaj flitet per taksat etj. Jane reale keto premtime

Opinioni publik u njoh me planin e Edi Rames dhe po njihet ne cdo takim me planin model te zhvillimit te Tiranes ne tri blloqe integrale Tirana 2020. Tirana qyteti im Tirana kryeqytet Tirana qender e rajonit. Ky plan zhvillimi do te sjelle realisht 200 000 vende te reja pune deri me 2020-n 17 shkolla te reja plotesimin e nevojave per kopshte ngritjen e kampusit te ri universitar. Sa u perket taksave dua te sqaroj se sot familja kryeqytetase paguan vetem tri taksa per bashkine taksa e nderteses taksa e perkohshme e gjelber dhe tarifa e pastrimit. Vetem 2 e te ardhurave mujore. Biznesi i vogel i paguan 150000 leke te reja ne vit bashkise ndersa qeverise qendrore i paguan plot 600000 leke te reja ne vit kur normalisht nuk do te duhet ti paguante asgje. Vetem 6 leke per cdo 100 leke te shpenzuara shkojne per te paguar punonjesit e administrates se bashkise. E gjithe kjo situate per taksat dhe tarifat vendore tregon se sa e papergjegjshme eshte deklarata e Lulzim Bashes se do te ule 60 taksa dhe do te ule te tjerat deri 5 here.

Znj. Nikolla shpesh ju keni qene protagoniste e pretendimeve socialiste per listat e zgjedhesve. Po hyni ne nje gare ku rrezikohet realisht mbarevajtja e procesit

I tere shqetesimi i bere publik eshte bazuar ne nje njohje te plote te Kodit Zgjedhor procedurave te perditesimit dhe situates konkrete te ofruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile qe administron regjistrin kombetar te gjendjes civile nga ku gjenerohet lista e zgjedhesve. Edhe pse Kodi Zgjedhor i atribuon te zgjedhurve vendore procesin e hartimit te listave une mund te konfirmoj me prova dhe fakte shkresore drejtuar autoriteteve perkatese e bere publike se listat paraprake u shpallen me vonese sepse drejtoria ne fjale vonoi procesin. Njoftimi i qytetareve per emrin ne liste erdhi po nga kjo drejtori me probleme duke e vonuar procesin e njoftimit prej nesh. Personat e dubluar ne liste qe solli DPGJC ishte nje numer me i vogel se sa dublimet reale qe jane ne listen e votuesve. Une personalisht u jam drejtuar disa here per transparence autoriteteve perkatese dhe nuk kam marre asnje pergjigje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›