Agron Tufa: Blendi Fevziu, mercenari që ndryshon sipas pushtetit
Personazhet e medias, bash ata aktorë që përndezin sfondin e pushtetit të katërt nuk janë prej shumë kohësh ndërmjetësues të së Vërtetës. Skemi pse ti idealizojmë. Në Shqipëri ata njihen prej gjithkujt, sidomos me faktorizimin absolut gjatë fushatave zgjedhore, kryesisht në sajë të shërbimeve me efikasitet të lartë që i bëjnë vetvetes, kompanive multimediatike të biznesit, i cili është i lidhur açik me dy partitë politike. Pa ua përmendur emrat të gjithëve (sepse më të njohurit njihen me gishtat e njërës dorë) mund të themi se të gjithë ata e kanë pasur kohën e bollshme të na bindin, që i vetmi rol i tyre është jenë viagra të pushteteve politike.
Kështu skema e mercenarizmit mediatik nuk ka ndryshuar fare në këto dy deceniet e fundit për këto kryepersonazhë, që e sundojnë median e ekranit dhe letrës; sipas kësaj skeme perfitimesh ata ndahen në dy palë: njëra e nxjerr karburantin e makinerisë së servilizmit nga pozita në pushtet, tjetra nga opozita. Ka dhe një palë të tretë, e cila në sajë të stazhit të gjatë të përvojës e ka pasuruar skemën, duke e nxjerrë karburantin edhe nga pozita edhe nga opozita. Në këtë rast kemi të bëjmë me formatimin dhe promovimin e një tipologjie të re në peisazhin mediatik atë të Qerratait të madh. Këtë piruetë striptize të mercenarizmit mediokratik sapo e shfaqi Blendi Fevziu.
Efekti i tij shkaktoi një zilepsje të admirueshme tek siamezët e mediave të tjera, ndaj në njërën prej të përditshmëve tona pamë të na shpjegonte se si u prish me Berishën. Kështu karakitatura e Bruno Vespës e vërtiti elokuencën e shpjegimit duke e shpënë atë në një sferë krejtësisht mistike, mitomane e fatidike. Në një faqe gazetë të intervistës së tij, në stilin rrëshqitës e fërshëllyes të togut të bashktingëlloreve gjarpëruese me fvz, tregon mosmarrëveshjet (apo keqkuptimet) që ka patur me Berishën e krerë të tjerë të PD-së. Në thelb të misticizmit të tij, Fevzi shpjegon se mosmarrëveshja ka natyrë stili; se, gjoja ai nuk ka pranuar të drejtonte Taun Holl-in e Berishës, njëlloj siç nuk ka pranuar ta bëj këtë më 2005 për Bashën, për shkak se, nuk përputhej me stilin tim. Që ka stil mercenarizmi, këtë nuk e vëmë në dyshim. Po çlidhje ka kjo me atë farë stili të Fevzit, që ose përzihet dhe flet vetë më shumë se të ftuarit e tij, ose ndërpret sipas interesit me tundje-shkundje krahësh e këmbësh, si polic trafiku, ose kërcënon me shkop apo firas përfare nga prania në studio, duke i lënë ta kapërthen e kacagjelon palët në debat? Të vetmin stil (nëse quahet stil) të Fevzit e kemi parë të shfaqet jo në parametra stilistikë të zhanrit, po në shërbimet e vyeshme ndaj palëve fitimtare, aq hapur, aq trashë e ulëritshëm, sa të bën me turp para ekranit. Stili i Fevzit nuk shfaqet në parametra të zhanrit. Ai është një komponente përtej zhanrit ku studioja e tij dhe ai kanë shërbyer si zjarrfikëse për problemet e shtruara. I famshëm Fevzi është bërë, si një ndër gazetarët që, ndryshe nga të tjerë mercenarë, nuk i refuzon shtrimet e çështjeve të nxehta në studion e tij. Por ndryshe edhe nga ata, që nuk hezitojnë, më të rrallë, ti shtrojnë çështjet e problematikat e mprehta publike për diskutim, Fevzi, këto çështje të zjarrta i sjell në studio për ti fikur, apo më saktë, për ti çaktivizuar. Kështu përgjatë rradhës së pafundme të Njëmijë e një netëve të tij në studio, Fevzi është marrë profesionalisht me çaktivizimin dhe çminimin e çdo problemi të madh që e mundon shoqërinë tonë. Duke i rënë nga dera e pasme problemeve të mëdha, Fevzi e ka pranuar bujarisht ndezjen e debatit, por ama me të njëjtët alihoxhë e hoxhalinj i ka çaktivizuar në mënyrë të përsosur, duke ua heqë tejzat e zërit, pa e shterruar asesi asnjërën prej tyre. Natyra bizarre e kësaj intence thotë kështu: ekzistojnë problemet? Bujrëm në studion time! Aty do të fitoni memecërinë e sigurtë! Dhe njëmend përftohet diç e mjegullt: çështjet e nxehta shtrohen, për ta u fol dhe këtu përfundon misioni. Dhe pikërisht nga mënyra se si hapet debati mbi problemet më ekzistenciale të shoqërisë, se si flitet dhe kush janë adeptët e përhershëm kjo mbetet enigmë, deshifrimin e të cilës e ruan për vete Fevzi. Në këto kuvende studiosh personazhi kryesor është vetë Fevzi, ndërsa pala përtej ekranit, ajo që është e interesuar dëshpërimisht për tu përfaqësuar, mbetet e përjashtuar, me gisht në gojë. Sepse Fevzi është një zjarrfikëse!
Në vitin 1998, në opinionin e Fevzit, në debatin midis Gramoz Ruçit dhe të ndjerit Azem Hajdari, mbaj mend një moment delikat, kur Fevzi nuk pranoi të vinte një kasetë që kishte sjellë me vete i ndjeri, me qëllim që shqiptarët të shihnin qartë se kush u printe turrmave të egërsuara vandale në Vlorë 1997. Këmbëngulja e Hajdarit dhe hezitimi i Fevzit morën fund nga zilja e telefonit fiks në studio, pas së cilës Fevzi refuzoi ta shfaqte kasetën. Aty kuptuam që Fevzi ka eprorë, para të cilëve spipëtin. Pamë gjithashtu që studioja e tij Opinion, si një anije me vela mori kursin majtas pro pushtetit, kurs të cilin e ndryshoi djathtas me një gjarpërim taktik të orëve të fundit me 2005 dhe vetëm në 2013, kur u pa se miljet e gjata ujore të së djathtës po ndeshnin në shkëmbinj nënujorë, e ndryshoi sërish timonin me një gjarpërim psikotaktik në stilin e tij, tashmë të regjur në përvojën e erës së pushtetit. Arsyet janë se i ka pëlqyer Rilindja, por më së shumti i pëlqen argumenti irracional, bestyt e profetik, sipas të cilit nënkuptohet ai lider që refuzon të vijë në studion time, e ka të humbur betejën politike A thua se studioja e tij na qenkësh një akuarium plot ujë jetëdhënës, apo rasat ku mund të gjejnë mjedisin e domosdoshëm për mbijetesë të të gjithë koranëve në rrezik. Fevzi i referohet studios së tij përvojëshumë, duke ndërmendur se, në 2005 Fatos Nano nuk erdhi në Opinion pasi e kishte konfirmuar; në 2009 po ashtu Edi Rama nuk pranoi të vinte; këtë vit Berisha refuzoi të vinte, pra sështë diëka e re.
Ti, lexues kokëtrashë, a e kupton tani se çdo të thotë të mos shkosh në studion e Fevzit?! Sepse studioja e tij nuk është thjesht Opinion, jo! Është shumë e më shumë! Është Medium përcaktuas për fatin e mëtejshëm politik për çdo lider! Në një medium të tillë, liderët që e kanë kafshuar njëherë gjuhën vijnë dhe, ashtu, të penduar kridhen në ujërat mistike fevziane ku Fevzi nuk është gazetari! Absulotisht! Ai është ajo figura e falltarëve të moçëm në tempujt antikë, zçri i Fatit, Tiresia vetë në tempullin e Delfit, që parathotë të ardhmën në trajtë simbolesh; është bazilika antike e Jerusalemit dhe ai, Fevzi k
