E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Tufa Do te hapimdosjet e denimit te artisteve

TIRANE- Krimet e komunizmit do te zbardhen shume shpejt. Specialistet e Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit nje institut i ri qe sapo ka nisur aktivitetin e tij do te kene mbeshtetje ligjore per akses te pakufizuar ne arkiva. Kjo do te thote se cdo rast denimesh pushkatimesh internimesh etj do te analizohet permes te dhenave arkivore e dokumenteve.

Agron Tufa drejtor i ketij instituti thote se pjese e kesaj pune eshte edhe bota e artisteve me Lidhjen e shkrimtareve e gjithe institucione te artist e te kultures ku propaganda ishte me e pameshirshme se kudo. Cfare do te kerkohet Nje analiza e hollesishme e ekuilibruar dhe e kujdesshme per cdo rast dhe cdo dokument ne menyre qe historite tragjike te mos mbeshteten me vetem ne fjale dhe e verteta te jete e plote.
Ju jeni drejtor i Institutit per Krimet e Komunizmit i cili synon te zbardhe me fakte te gjithe krimet qe jane kryer ne kete periudhe. Mes tyre jane dhe denimet burgimet dhe pushkatimet e artisteve e shkrimtareve raste te cilat gazeta jone ka nisur ti trajtoje keto kohe. A keni ne planet tuaja te zbardhni dicka edhe ne kete plan
Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit thelbin e veprimtarise se vet ka marrjen ne shqyrtim te dokumentacionit te arkivave te fshehta te cilat detyrohen me ligj ti japin akses specialisteve tane dhe brenda kuadrit studimor duke ju nenshtruar nje ekspertize dhe kriticizmi cdo lloj dokumenti qe gjendet ne ato arkiva do te synohet zbardhja sistematike dhe organike e gjithe bemave ne cdo lloj sfere ne menyre te vecante dhe per Lidhjen e Shkrimtareve dhe artisteve ne pergjithesi. Ka qene ne qender te vemendjes se aparatit te sigurimit te shtetit pikerisht veprimtaria e shkrimtareve e artisteve. Kete e tregon edhe fakti qe ka patur mbi 160 informatore te sigurimit te shtetit vetem institucionet qendrore te kultures. Kjo te ben te mendosh se ka qene ne fokus vrojtimi te panderprere. Ketu kemi te bejme me dramen e madhe morale qe ka ndodhur brenda institucioneve te artit te Lidhjes se Shkrimtareve. Sasia e denimeve ndalimeve fakte te ndryshme te perndjekjes se represionit e verteton kete dhe kemi te bejme me fakte jo me hipoteza.Do te na duhet qe gjithe keto krime ti vertetojme ne menyre dokumentare.
A mendoni edhe ju se Arkivi i Lidhjes se Shkrimtareve eshte demtuar a zhdukur
Flitet per zhdukje arkivash por me sa di une nuk qendron ky argument. Lidhja nuk ka pasur nje arkiv qe te funksionoje si Arkiv i Sigurimit te Shtetit. Te gjitha bemat do te gjenden te klasifikuara ne arkivat e sigurimit si ne Arkivin e Ministrise se Brendshme a ne Arkivin Qendror te Shtetit. Gjithcka gjendet ne dosjet hetimore dhe ato gjyqesore. Permes ketyre do te ndricohen shume ngjarje e dilema qe kane mbetur pezull ne diskurset tona publike. Do te ishte me interes dhe ne nderin e ketij Instituti qe te merret me kete sfere qe te mos kete tymnaje dhe gjithcka te zbardhet me ekspertize te larte te krahasuar per te eleminuar cdo lloj manipulimi a dyshimi te mundshem.
Une mendoj se ne Lidhjen e Shkrimtareve ka patur me shume indikacione. Ka patur nje survejim te panderprere te Sigurimit te Shtetit dhe barra ne kete rast eshte jo vetem ne kuptimin gjithepershires institucional si Lidhje por edhe individual. Gjitheseicili ka nje ndergjegje te caktuar dhe koston e saj. Zbardhja shkalle shkalle integrale e organike e Lidhjes se Shkrimtareve historia e ketij institucioni gjithe etapat gjithe fazat kush ka drejtuar dhe rolin qe ka pasur eshte me interes te madh publik historik e edukativ per te pare historine e ketij institucioni ne sherbim te doktrines propagandes dhe ideologjise. Eshte e nevojshme kjo ne radhe te pare per te qartesuar tymnajen por edhe per edukimin e brezave ne te ardhmen.
A i trembeni nderhyrjeve apo perballjeve me ndonje rast te vecante
Mendoj se nuk duhet patur asnje ngurrim kushdo qofte e cka do qofte. Kriteri yne eshte te preket e te deshmohet bindshem e verteta. Edhe sikur toka te permbyset keto dokumente qe do te nxjerrim do te kemi kujdes te madh qe gjerat te mos jene relative dhe evazive. Kjo kerkon pune shume te madhe qe behet me tej baze per studimet qe do te zbulojne arsyet pse beheshin nga cfare nxiteshin per te pare tendencat kahjet. Sigurisht kemi te bejme me psikologjine njerezore ne kushte te caktuara. Te gjithe keto elemente do te vihen ne peshore. Ne fund te fundit duhet sqaruar mjaft mire sfondi psikologjik dhe histori kur ngjarjet ndodhin presioni i faktoreve etj. Kemi te bejme me nje dukuri qe cenon rende moralin jo vetem kolektiv por edhe individual te shume personave qe perfshihen.
Megjithate ne nuk jemi instance qe nderton gjyqe e penalizon por jemi nje institut qe zbardh te verteten e asaj qe ka ndodhur sic ben i gjithe rrjeti i instituteve analoge ne bote.
Ne debatet e fundit jane permendur shpesh emra konkrete jane bere sulme te forta jane ofruar shpesh here edhe fakte e dokumente. A mendoni se jane te nxituara. Mos po perbalten njerez pa te drejte Nisemi nga rasti i fundit i Agollit dhe i Buzeshellip Besojme se e verteta duhet te jete dicka me e thellehellip
Ketu qendron ceshtja. Ne jemi te detyruar si opinion qytetar qe tju zeme bese ne fjale. Keto jane fjale. Problem eshte te gjenden deshmi te pakundeshtueshme. Nuk duhet te flitet me hipoteza me me duket sikur e gjera te kesaj natyre qe relativizohen shpejt. Me e sakta do te ishte ndermjetesimi dhe perforcimi i ceshtjes me dokumente me akte. Perderisa deri me sot nuk eshte zbardhur fakti konkret nuk kemi dhe aq te drejte te besojme gjithcka thuhet.
Pra eshte relative ajo qe nxitet artificialisht nje atmosfere pa pasur fakte konkrete. Imagjinata tejkalon cdo kufi te arsyes. Sensibilitetet jane vertet te perndezura. Ndaj duhet me cdo kusht te flitet me gjuhen e dokumenteve e dosjeve qe te zbardhet historia jo e pjesshme dhe jo fragmentare por tere historia e Lidhjes. Ky eshte nje projekt i Institutit tone. Do te kerkoje sigurisht kohen e nevojshme per te realizuar qellimet dhe synimet.
A mendoni se kane qene pergjegjes drejtuesit e Lidhjes per denimet qe jane dhene ndaj artisteve e shkrimtareve
Nese nuk do te jene ata pergjegjes kush do te jete tjeter Vetedijshem ata kane qene te perfshire brenda nje sistemi por kane pasur padyshim edhe te drejten te menjanohen. Nuk kane asnje lloj justifikimi te thone sot mua me moren dhe me vune dhe une duhet ta terhiqja kete pende te rende. Cdo njeri qe ka arritur ta preke e te vetdijesohet per sistemin e se keqes mund ti menjanohej pergjegjesise duke u kufizuar modestisht ne rolin e nje shkrimtari qe merret me nje pune te perditshme.
Por une mendoj se ka ndodhur krejt ndryshe. Po tu drejtohemi veprave letrare opusit propagandistik gjerat na dalin krejt ndryshe. Ka pasur zell madje zell te tepruar qe e tejkalon imagjinaten tone te sotme. Smendoj se ka pasur dicka me detyrim. Pastaj poezite poemat e shumta nuk te dikton kush me gisht ne tavoline se si shkruan e cfare shkruan. Ka pasur nje fenomen tipik shqiptar qe lidhet me ate idiomen te jesh me qen se qeni. Pra nje zell i tepruar.
Une besoj se nuk eshte e nuk duhen pare si viktima udheheqesit e institucioneve te kultures por edhe te Lidhjes ne vecanti. Ka qene Dhimiter Shuteriqi apo para tij kushdo qe ka qene po ashtu edhe ai qe ka ardhur pas Shuteriqit dhe kane qene poste qe jane mbajtur me nje zell te caktuar.
Permendet krijimtarine e tyre. Si po e menaxhojne sot ata kete krijimtatri qe i perket realizmit socialist
Krijimtaria ne fund te fundit eshte vetepenalizimi i ketyre personave sepse ajo gjendet me shumice sikunderse nuk ka asgje te keqe per ate lloj kontributi te talentit individual qe ka pasur seicili. Ata kane marre meritat jane vleresuar vazhdimisht.
Kemi te bejme me nje institucion si Lidhja qe ka qene gjenerator i nje te keqe te madhe publike kolektive nje nder mekanizmat baze te shperlarjes se trurit. Eshte nje lloj letersie qe sot nuk rikthehet dhe nuk ka lexues qe ti futet e ta lexoje te ndertoje nje komunikim me te. Kjo eshte sot nje varreze masive letrare.
Krejt ne fund mund te na jepni nje opinion personal si shkrimtar jo si drejtues i ketij Institutihellip mbi rastin e debait mes Maks Velos dhe dy ish-drejtuesve te Lidhjes. E njihni kete rast dhe e keni nje koment mbi te
E kam lexuar librin e Maks Velos Koha antishenje. Madje kam qene nga ata qe e kam riprodhuar disa fragmente ne gazeten letrare Fjala. Por ato jane kujtime. Dalim dhe njehere tek ajo qe thashe une i ze bese ne fjale Maksit. Por pjesa tjeter e formimit tim profesional si studiues ku cdo gje nuk legjitimohet sot nese nuk e perforcon me reference me ben te permbahem per tu njohur realisht me aspektin dokumentar. Mund ti zesh bese ne fjale edhe Kujtim Buzes. Varet nga anoj une. Sigurisht ne kete rast anoj nga Velo. Megjithate eshte i domosdoshem ndermjetesimi me njohjen e arkives per kete ceshtje.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›