E Diel, 1 Nëntor 2026

Replika ja e verteta perraportin Camaj-Kadare

Ky shkrim bahet me dijen dhe pelqimin e zonjes Erika Camaj. Mbasi ne shtyp dolen per here te trete te paverteta per raportin Camaj - Kadare asht koha per t iu kundervu te pavertetave.
1. Me 29 tetor gazeta SHEKULLI botoi nji fragment nga libri i kujtimeve te Helena Kadarese me titull Rrefimi i Helena Kadarese Dy rastet kur Ismailin e kane kercenuar me jete ku gjendet ky pasazh ne lidhje me ikjen e Kadarese per ne Paris Nga njerezit e shquar te diaspores ishin deklaratat miratuese te shkrimtarit te madh Martin Camaj nga Munihu i Gjermanise dhe te personalitetit tjeter Sami Repishti nga Nju-Jorku. Nji deklarate e tille e Martin Camajt nuk ekziston. Martin Camaj kurre nuk asht shprehe publikisht as me shkrim dhe as me goje kjofte miratues kjofte mosmiratues per Ismail Kadarene apo per arratisjen e Ismail Kadarese nga Shqipnija.
Jopublikisht Martin Camaj foli per arratine e Kadarese. Ne nji takim mbas arratise se z. Kadare Martin Camaj me tha fjalepak sic e kishte zakon Kadareja gjendet ne Paris. Iku ne prag te fitimit te demokracise.
2. Me 11 nandor te gazetat SHEKULLI dhe SHQIPTARJA.com u botue teksti i nji interviste te gjate qe i dha Ismail Kadare gazetarit Blendi Fevziu. Ne kete interviste qe u botue te SHEKULLI me titull Ismail Kadare Marredheniet e mia me femrat dhe te SHQIPTARJA me titull Flet Ismail Kadare Sjam koleksionist femrash intervistuesi e pyet Ismail Kadarene nder te tjera edhe per nji takim me Martin Camajn ne vitin 1981. Kadareja flet per pranine e tij ne Panairin e Librit te Frankfurtit dhe shton Martin Camaj erdhi ne Frankfurt dhe ne nje konference u paraqit dhe me tha une jam Martin Camaj a me njeh Po i thashe. Biseduam ne kembe 3-4 minuta. Jam shume i gezuar qe ju takoj tha kaq.
Asht e vertete qe Martin Camaj me 1981 shkoi ne Panairin e Librit ne Frankfurt ku iu afrue Ismail Kadarese dhe foli me te per 3-4 minuta. Mirepo z. Kadare shton edhe kater fjali Me vone une kam pasur shkembim mendimesh me te nepermjet ish ambasadorit te Gjermanise ne Tirane Verner Daun ai filloi te vinte ne Paris me sillte lajme prej tij i conte mendimet e mia atij. Dhe jam i lumtur ti transmetoj mendimin tim per novelat e tij. Ai u gezua shume dhe na ftoi per dreke. Caktuam dhe dreken por ai vdiq nje jave para saj dhe nuk u takuam kurre.
Per fat te keq ne keto kater fjali asnjena s asht e vertete. Werner Daum nuk ka kene ambasadori i Gjermanise ne Tirane por mekambesi i ambasadorit Friedrich Kroneck. Mes Kadarese dhe Camajt nuk ka pase shkembim mendimesh as me ndihmen dhe as pa ndihmen e z. Daum. Martin Camaj nuk i ftoi per dreke zotnite Kadare e Daum dhe as nuk u caktue dreka. Te gjitha keto do duhej ta dinte e shoqja dhe dora e djathte e shkrimtarit zonja Camaj e cila e mohon nji gja te tille. Per nji shkembim mendimesh me z. Kadare dhe per ftesen ne dreke te z. Kadare dhe Daum Martin Camaj nuk me ka tregue gja as mue qe takohesha rregullisht me te ku ai me tregonte te rejat e tij ngjarjet e randesishme dhe gjanat me te cilat merrej si fjala vjen lidhjet e tij me intelektualet e rinj te Tiranes Ardian Klosi Edi Rama Prec Zogaj apo me tregoi gjithe gezim e lumtuni qe i vinin lajme qe po hapeshin dyert e burgjeve nga dilnin sic me tha shkrimtaret dhe intelektualet e vertete shqiptare.
Lidhun me z. Kadare ma kishte permende perafersisht 10 vjet ma pare vetem takimin me te gjate Panairit te Librit ku tha qe ia shtriu doren Ismail Kadarese dhe foli me te per pak minuta.
3. Pretendimi i tashem i Ismail Kadarese ka nji histori paraprijese. Me 18 shtator 2008 gjithashtu ne faqet e gazetes SHEKULLI ai botoi nji shkrim te gjate Raportet e mia me Pipen dhe Camajn ku e quen z. Daum nje miku yne i perbashket qe me foli per miqesine e tij me Camajn. Dr. Werner Daum nuk ka kene mik i Camajt. Bashkeshortet Camaj e kane pa z. Daum vetem per nji ore kah fundi i vitit 1991 kur ishin te ftuem te kusherirja e z. Daum prej se ciles e kishin ble trollin e shtepise se tyne ne Lenggries. Gjate kesaj ore z. Daum bisedoi sidomos me Martin Camajn. Mbas nji ore Camajt u larguen dhe as nuk mbeten per darken e pergatitun sepse Martin Camaj ishte ne gjendje teper te keqe shendetesore.
Ismail Kadare shton qe Daumi ia paska transmetue Camajt vleresimin pozitiv te Kadarese per novelat dhe poezite e Camajt ku ky i fundit qe shume i lumtun dhe e ftoi Kadarene dhe Daumin per dreke...
Pas takimit njioresh te kusherirja e Daumit Martin Camaj nuk ka pase ma kontakt me z. Daum. Ne kete mes duhet me shtue qe Martin Camaj n ate kohe ka kene shume i semute dhe vuente tmerresisht nga semundja vdekjeprurese ku nji cerek viti para vdekjes kishte halle te tjera nga mendimi i z. Kadare.
Nuk mund te them qe pretendimet e Ismail Kadarese per mikun e perbashket Daum dhe percjelljen e mendimeve lajmeve dhe te kinse fteses jane rrena a instrumentalizim i qellimshem nga ana e z. Kadare. Ka mundesi qe diplomati gjerman kapardisej me miqesine e tij me dy shkrimtare te shquem dhe qe te puna prej kuririt mes atyne te dyve dhe te puna e fteses per dreke sic thuhet ne gjermanisht i ati i mendimit paska kene deshira. Sidokjofte e verteta qendron ndryshe dhe ajo duhet thane qe te mos linden te paverteta e legjenda te tjera shtese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›