E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Tufa: PD humbi nga arroganca. Duhet një lider që ti shpëtojë modelit të Berishës

tufArroganca e drejtuesve të Partisë Demokratike, mungesa e fushatës kundër LSI, mungesa e vlerave të djathta dhe shpërfillja ndaj disa shtresave të shoqërisë, janë sipas publicistit Agron Tufa, arsyet e humbjes se demokratëve në këto zgjedhje.

Zoti Tufa thotë për Vizion Plus se Partia Demokratike ka nevojë të flasë sinqerisht duke nisur që nga kryesia e partisë që, sipas tij, në parim nuk është e djathtë.

Duke analizuar të gjitha zhvillimet brenda PD, Tufa thotë se pavarësisht garës së hapur për kreun e PD, duhet kohë për tu prodhuar një figurë karizmatike që ti shpëtojë modelit të Berishës.

Të premten në mbledhjen e kryesisë, Berisha premtoi se kryetari i ri do të bëjë dhe analizën e plotë të rezultateve negative në 23 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›