E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Jemi komod në opozitë, nuk do ti bashkohemi koalicionit të majtë

shpetiKreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka kundërshtuar zërat e dalë nga partia e tij, për një koalicion të mundshëm me mazhorancën e ardhshme të majtë. Idrizi ka thënë se PDIU do të qëndrojë në opozitë.

Nuk ka asnjë lloj ekuivoku për qëndrimin e PDIU. Nëqoftëse e keni fjalën për spekulimet mediatike të ditëve të fundit, janë totalisht jashtë PDIU. Ndoshta kanë të bëjnë me raportet e forcës brenda maxhorancës dhe ne refuzojmë që të hyjmë në këtë diskutim, tha Idrizi për AS.

Sipas tij, PDIU është në një pozicion komod, pasi është partia e katërt në vend dhe e dyta në opozita, duke lënë pas republikanët, pasi arriti që të merrte pesë deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.

As kemi marrë dhe as kemi pritur ofertë nga kërkush. Ne jemi në një pozicion shumë komod tashmë. Ne deputetët e PDIU- jemi partia e katërt dhe për dy vjet është një arritje shumë e madhe. Kjo na bën edhe më të përgjegjshëm e komod për të ruajtur kauzat tona, tha Idrizi./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›