Aguero: Nuk qëndroj përjetë te Atletiko
“Kam afeksion të madh për këtë klub dhe për momentin jam i lumtur këtu. I dua tifozët dhe shpresoj të luaj mirë dhe të ndihmoj ekipin. Por nuk mund të them se do të qëndroj përjetë”, u shpreh 22-vjeçari. Në lidhje me interesimin e Çelsit, që prej kohësh e kërkon, sulmuesi amerikano-jugor theksoi: “Ata janë të interesuar për mua, sepse mendojnë se mund të bëj diçka për ta. E shikoj Premier Ligën në televizor dhe mendoj se është kampionati më i mirë në botë, së bashku me La Ligan. Aty luajnë shumë lojtarë të mirë, si Drogba, që për mua është sulmuesi më i mirë në botë”.