E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguilera dhe i dashuri i saj arrestohen

Christina Aguilera dhe i dashuri i saj u arrestuan të dy gjatë orëve të para të mëngjesit, lajmëroi revista amerikane TMZ.

Këngëtarja 30-vjeçare dhe i dashuri i saj pesë vjet më i ri, Matthew Rutler, u ndaluan pas një nate të kaluar në Los Anxhelos.

Të dy u dërguan në një komisariat të ndodhur në Hollivudin Lindor, në orën 2.45 të mëngjesit, pasi ishin duke i dhënë makinës në gjendje të rrezikshme për publikun.

Në momentin e arrestimit, çifti ishte nën efektin e alkoolit dhe substancave narkotike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›